Gazment Bardhi

Situata ekonomike gjatë COVID-it, Bardhi: Kosova me 6 mijë vende te reja pune, Shqipëria 66 mijë më pak

29 Prill 2020, 22:33| Përditesimi: 29 Prill 2020, 22:47

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka thënë së fundmi se ka një ndryshim të madh mes Shqipërisë, dhe Kosovës, ku kjo e fundit ka 6 mijë vende të reja punë më shumë se sa para krizës së COVID-it dhe vendi ynë ka zyrtarisht  të larguar apo pezulluar nga puna 66 mijë qytetarë.

Ai thekson se këtë e shpjegon fare mirë zbatimi i pakestës ekdonomike që mbron vendet e punës, ekonominë familjare dhe ekonominë kombëtare  nga Kosova,  pothuajse një paketë të njëjtë me atë që propozoi Partia Demokratike që në fillim të krizës COVID.

Postimi i plotë i Bardhit:

Kosova na tregon sa e paaftë, e korruptuar dhe dështake është qeveria e Edi Ramës. Në thelb të veprimeve të saj në këto 2 muaj nuk ka qenë mirëqenia e qytetarit, por ajo e klientëve dhe oligarkëve. 

Çfarë e shpjegon këtë ndryshim kaq të madh?

Përgjigja është fare e thjeshtë: Kosova zbatoi një paketë ekonomike që mbron vendet e punës, ekonominë familjare dhe ekonominë kombëtare, pothuajse një paketë të njëjtë me atë që propozoi Partia Demokratike që në fillim të krizës COVID.

 Kosova mbuloi shpenzimet e bizneseve për pagat mujore minimale. Subvencionoi për dy muaj gjysmën e qerasë për biznesin e vogël; Mbuloi vlerën e kontributeve të sigurimeve shoqërore për dy muaj. Shqipëria nuk bëri asnjë nga këto masa mbështetëse.

Kosova jo vetëm ruajti vendet e punës që kishte, por i shtoi ato, duke nxitur kompanitë me bonuse prej 130 euro në muaj për çdo punëtor të regjistruar me kontratë të paktën 1 vit. Ndryshimi është si nata me ditën. Në Kosovë qeveria vendosi të parin interesin e qytetarëve. Ndërsa në Shqipëri, Edi Rama vendosi të parin interesin e 10 oligarkëve. 66 mijë punonjës të larguar e të pezulluar dhe mbi 60 milionë euro për beton dhe tendera luksi e dëshmojnë këtë.

 Paratë janë. Mjafton që Edi Rama të ndalë korrupsionin me tendera dhe të anullojë koncesionet korruptive. Qytetarët kanë nevojë për mbështetje, jo për propagandë e justifikime bajate të regjimit të facebook-ut.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 30/04/2020 11:23

    Kush e din sa ka vujt ky Gaz b... qe i kane dale syte kakerrdhok

    Përgjigju
  • Gaz Fenda: 30/04/2020 11:18

    Jepi Gaz gaz gaz se te eshte care marmida

    Përgjigju
    • Haha: 30/04/2020 13:53

      Po ky eshte i care poshte e lart

  • FATBARDH KATRANI: 30/04/2020 03:00

    O fatbardh qerestea o karagjos i gjithi 7 uj 1 kos. Po ti je ekspert për gjithçka o fatbardhi hava. O mjer Shqipria kush po e bo politikën fabardh katrani me shok shum komplet për lum. O SHQIPTAR po nxireni jasht loje partin pd karallojen. Se vetëm sherin do ja shikoni. Boeni kryeministër flamurin pa shkop e pastaj do shkoni në parajs .

    Përgjigju
  • lavdosh: 29/04/2020 23:55

    Cfare Ufo-sh jane keta? Kosova duhet te jete mrekullia e botes ne kete rast!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?