Ministrja e Shëndetësisë mbledh strukturat shëndetësore për shkak të situatës epidemiologjike në vend.
Takimi u zhvillua ditën e sotme (22 Janar) dhe u njoftua nga vetë ministrja Albana Koçiu me një postim në faqen e saj në rrjetin social Facebook.
“Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend, u mblodhëm sot me drejtuesit e strukturave shëndetësore, ku u përqendruam në raportimin mbi masat që po zbatohen për të përballuar situatën e gripit dhe për të garantuar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, shkruan Koçiu.
Më tej ajo rendit edhe masat e marra dhe këshillat që jepen për qytetarët në këtë situatë.
“Vaksinimi mbetet mënyra më efikase për të parandaluar komplikacionet nga gripi. Parandalimi fillon me një veprim të thjeshtë: vaksinimin Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj!”, thekson ministrja.