Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu gjatë takimit me krerët e policisë së qarqeve dhe shefat e komisariateve

Kronikë

Parandalimi i ngjarjeve kriminale, Ardi Veliu paralajmëron krerët e policisë së qarqeve dhe shefat e komisariateve: Të rritet efikasiteti ose largoheni nga detyra

9 Qershor 2021, 12:03| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 14:41

  • Share

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka paralajmëruar sot të gjithë drejtuesit e Policisë në vend që të rrisin efikasitetin e strukturave në parandalimin e ngjarjeve kriminale, ose në të kundërt do të largohen nga detyra.

Ai mblodhi sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, krerët e policisë së qarqeve dhe shefat e komisariateve ku kërkoi prerazi reagim të menjëhershëm të strukturave policore edhe për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, që tentojnë të kultivojnë apo trafikojnë lëndë narkotike dhe atyre që kryejë ndërtime pa leje apo krime të tjera mjedisore.

"Qëndrimi i mëtejshëm në detyrë i secilit prej drejtuesve të strukturave vendore do varet nga reagimi i strukturave që keni në menaxhim, nga rezultati i parandalimit të veprimtarisë kriminale në cilëndo fushë që ajo do shfaqet”, ka thënë Veliu mes të tjerash.

Paralajmërimi i Veliut vjen pas regjistrimit të një numri të lartë vrasjes në vend, 9 viktima në 9 ditë. 

Ora 14:23
Takimi me krerët e policisë së qarqeve dhe shefat e komisariateve, Ardi Veliu i prerë: Të rritet efikasiteti për parandalimin e krimeve, ose largoheni nga detyra

I prerë është treguar kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu me krerët e policisë së qarqeve dhe shefat e komisariateve, ku ka kërkuar reagim të menjëhershëm të strukturave policore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, ose në të kundërt do të largohen nga posti që mbajnë.

Paralajmërimi i Veliut vjen pas regjistrimit të një numri të lartë vrasjesh në vend, 9 viktima në 9 ditë.

Po ashtu kreu i Policisë së Shtetit ka kërkuar rritje t ëreagimit të policisë edhe për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, që tentojnë të kultivojnë apo trafikojnë lëndë narkotike dhe atyre që kryejë ndërtime pa leje apo krime të tjera mjedisore.

"Të rritet efikasiteti i veprimeve për parandalimin e kultivimit të kanabisit në territor, duke bashkëpunuar me të gjithë aktorët dhe faktorët që ligji i ngarkon me përgjegjësi dhe të ushtrohet kontroll i përditshëm i territorit duke përdorur dronët, si dhe duke marrë të dhënat nga monitorimi ajror i GdF-së.  

Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, por sidomos në zonat bregdetare, zonat urbane dhe ato të mbrojtura, të veprojnë me tolerancë zero ndaj ndërtimeve pa leje duke proceduar me arrestimin e atyre që kryejnë këto ndërtime.  

Qëndrimi i mëtejshëm në detyrë i secilit prej drejtuesve të strukturave vendore do varet nga reagimi i strukturave që keni në menaxhim, nga rezultati i parandalimit të veprimtarisë kriminale në cilëndo fushë që ajo do shfaqet”, ka thënë Ardi Veliu.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?