Situata me fasoneritë, Meta takim me kryetarin Gjika: Kërkesë shtetit për mbështetjen e këtij sektori, shumë i rëndësishëm për ekonominë

27 Prill 2020, 12:29| Përditesimi: 27 Prill 2020, 12:30

  • Share

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në zyrën e tij kryetarin e Fasonistëve të Bashkuar Gjergj Gjika për t'u informuar mbi situatën në këtë sektor, pasi ditët e fundit në këtë sektor, kryesisht në rrethin e Krujës, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 shumë persona.

Si rrjedhojë u morën masa duke mbyllur disa prej tyre, ndërkohë që nga autoritet i janë kërkuar një sërë masash për t'u rihapur. Lidhur më këto situata Gjika është shprehur se sektori i fasonëve është në një situatë shumë delikate dhe se duhet me urgjencë nderhyrja e shtetit në këtë sektor. Sakaq presidenti Meta i ka shprehur atij mbështetjen dhe thotë se duhet evituar kolpasi i këtij sektori pasi është shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Për takimin Meta shkruan: "Sot, prita në një takim Kryetarin e Fasonistëve të Bashkuar, z. Gjergji Gjika dhe dëgjova me vëmendje, nga afër, problematikat e bëra publike prej kohësh të këtij sektori të rëndësishëm social dhe ekonomik të vendit.
Z. Gjika theksoi urgjencën e mbështetjes së sektorit fason, që është në një situatë mjaft kritike, si nga kufizimet brenda vendit, ashtu edhe nga tronditjet e tregjeve ndërkombëtare.
Gjatë bisedës, theksova se i kam kërkuar qeverisë mbështetje për kërkesat e këtij sektori, dhe se do të vazhdoj të insistoj për një vlerësim sa më të shpejtë, realist dhe praktik, për të evituar kolapsin e sektorit fason dhe për të mbështetur punonjësit, gjithashtu."

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?