Kronikë

Situata me mbetjet në Durrës merr zgjidhje përkohësisht, qyteti pastrohet, mbetjet çohen te landfilli i Sharrës

29 Qershor 2021, 11:00| Përditesimi: 29 Qershor 2021, 12:17

  • Share

Situata me mbetjet në Durrës duket se po shkon drejt përmirësimit, ndërsa që prej mbrëmjes së djeshme kamionët i kanë dërguar te Landfilli i Sharrës. Në qytetin bregdetar po punohet edhe ditën e sotme, ndërsa qyteti është pastruar tërësisht, por ka ende vendgrumbullime në periferi, në zonën e Spitallës dhe në Shkozet.

Janë 5 kamionë që janë vënë në dispozicion të largimit të plehrave nga vendgrumbullimi në Shkozet.

Situata e rënduar me plehrat në Durrës gjeti zgjidhje pasi kompania 'Integrated Energy’, e cila operon në Sharrë, ofroi shërbim falas për Bashkinë Durrës deri më 15 korrik, pra, mbetjet e qytetit të Durrësit do të depozitohen në Landfillin e Sharrës pa pagesë deri në këtë datë. Kjo ndihmë vjen pas një 1 viti shërbim falas që kjo kompani i ofroi Bashkisë, në pritje të zgjidhjes së situatës. 

Tashmë Bashkia ka një afat për dërgimin e mbeturinave në këtë vendgrumbullim deri më 15 korrik, ndërsa pas kësaj date ky institucion duhet të marrë masa për zgjidhjen e situatës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?