Nuk ka më kufizime për grumbullimet dhe as për lokalet. Kështu njoftoi sot Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku u bë me dije se është hequr kufizimi prej 50 personash në grumbullime dhe rregulli për mbushjen deri në 30% të hapësirës ku zhvillohen këto aktivitete, ndërsa mbeten ende në fuqi rregullat e tjera.
Duke pranuar se situata me pandeminë në vend po shkon drejt përmirësimit, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli nuk harron të theksojë rëndësinë e vaksinimit.
"Komiteti i Ekspertëve vendos të heqë kufizimin e numrit të personave deri në 50 në grumbullime dhe të mbushjes së kapaciteteve deri në 30 të hapësirave ku zhvillohen këto aktivitet. Ata që hyjnë në Shqipëri duhet të dorëzojë pasaportë vaksinimi, test PCR, provë të kalimit ët infeksionit. Qytetarët rezidentë që nuk kanë dokumente, duhet të vetizolohen. Në aeroporte do të lejohen vetëm pasagjerët që udhëtojnë, që duhet të mbajnë maskën. Që të kemi një vjeshtë të qetë, duhet ët rendim në qendrat e vaksinimeve", tha Rakacolli.
Drejtoresha e Insitutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, tha se mbulesa vaksinale në rang kombëtare është 49% me një dozë dhe 45% me të dyja dozat, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që t'i drejtohen qendrave të vaksinimit për t'u përgatitur për vjeshtën që vjen.
Shefja e Infektivit, Najada Çomo tha se ka një ulje të numri të të shtruarve në spital, teksa shtoi se për herë të parë, numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të shtruarve.
Masat anti-COVID që janë në fuqi:
Qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:
•Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.
•Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.
•Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
•Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në pikën 2, bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.
•Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 5 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
-Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.
Drejtoresha e Insitutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, tha se mbulesa vaksinale në rang kombëtare është 49%, të cilët janë vaksinuar me një dozë.
‘Mbulesa vaksinale është 49% me një dozë me dy doza 45%. Të vaksinohen pasi sezoni përvijon akoma dhe për pëgatitetim për sezonin e vjeshtës të 2022.’- tha Tomini.
Ndërsa shefja e Infektivit Najada Çomo tha se ka një ulje të numri të të shtruarve në spital.
‘Kemi një ulje të numrit të të shtruarve dhe kemi 15-20 raste të shtruara. Numri i pacientëve është deri në 3 raste në ditë. Grupmosha më e prekur 45-60 vjeç. Për herë të parë mbizotëron numri i të shëruarve krahasuar me numrin e të shtruarve. Është ulur numri i personave që kanë ndërruar jetë. Vazhdoni të vaksinoheni, pasi është një formë për shmangur sëmundjen.’- tha Çomo.