Plehrat ne Spille

Kronikë

Situata me plehrat në Spille, Landfilli i Sharrës: Përgjegjësi e kreut të Bashkisë Kavajë, refuzoi të jepte sasinë e mbetjeve

13 Korrik 2021, 21:04| Përditesimi: 13 Korrik 2021, 21:37

  • Share

Pas deklaratës së Kreut të Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, i cili bëri fajtor Landfillin e Sharrës për situatën e rëndë që është krijuar nga depozitimi i mbetjeve në zonën turistike midis Spillesë dhe plazhit të gjeneralit, ka reaguar 'Integrated Energy'. Landfilli i Sharrës përgënjeshtron kryetarin e Bashkisë Kavajë. Sipas tyre kreu i Bashkisë ka refuzuar të jepte sasinë e mbetjeve dhe situata e krijuar është përgjegjësi e tij. Problemi i mbeturinave dhe plehrave në qytetin e Kavajës dhe zonën e plazhit të Spille dhe Golemit u raportua nga Report Tv. 

Reagimi i plotë i kompanisë 'Integrated Energy'.

Jemi njohur me deklaratën e ditës së sotme dhënë në media nga Kryetari i  Bashkisë Kavajë, në lidhje me problematikën e depozitimit të mbetjeve të  territorit të Bashkisë Kavajë. Të gjendur përballë këtij fakti jemi të detyruar të përgënjeshtrojmë dhe të  informojmë në lidhje me këtë problematikë, për shkak të transparencës kundrejt  opinionit publik.

Në datën 15.06.2021 është lidhur një akt-marrëveshje depozitimi ndërmjet  Bashkisë Kavajë dhe “Integrated Energy BV SPV” shpk. Përveç akt-marrëveshjes së depozitimit nga ana e shoqërisë është kërkuar edhe dokumentacioni plotësues në lidhje me procedurat e depozitimit që ndjek shoqëria.

Një kusht themelor në aktivitetin e shoqërisë tonë, e cila operon në  Zonën e Trajtmit të Mbetjeve Tiranë (Z.T.M.T) sipas të gjitha standarteve të BE. Nga ana e saj Bashkia Kavajë nuk  plotësoi dokumentacionin e kërkuar dhe mbajti  atë  peng, duke mos dashur të deklarojë sasinë e saktë të mbetjeve që gjeneron kjo bashki në ditë. Nga ana tjetër këto deklarime janë të nevojshme  për ecurinë e marrëdhënies kontraktuale ndërmjet palëve. Pikërisht mosdeklarimi nga ana e

Bashkisë Kavajë  i sasive të depozitimit për mbetjet e gjeneruara nga territori i  Bashkisë Kavajë, të cilat do depozitoheshin pranë Z.T.M.T krijoi këtë pengesë që  sipas kryetarit të kësaj bashkie zotit Krali, ishte faji  i shoqërisë dhe jo i Bashkisë.  Sot ne takimin e Kryetarit të Bashkisë Kavajë me Administratoren e shoqërisë u  krye edhe finalizimi i procedurës në lidhje me plotësimin e dokumentacionit nga ana e Bashkisë Kavajë. Nga sot Zona e Trajtimit të Mbetjeve ka pritur depozitimet e mbetjeve të ardhura nga territori i  kësaj Bashkie.

Nuk është hera e parë që Zona e Trajtimit të Mbetjeve Tiranë ndeshet me  problematikën e mosdeklarimit të saktë të sasive të mbetjeve që vijnë për depozitim nga bashkitë e qarkut Tiranë. Ne si shoqëri, jemi të gatshëm të vijmë në ndihmë, të bashkëpunojmë, të ofrojmë shërbim, por duke gjetur mënyrën më të  mirë për ti dhënë zgjidhje trajtimit të mbetjeve sipas të gjitha standardeve të  përcaktuara nga BE. Jemi të keqardhur kur dëgjojmë deklarata të tilla, apo thirrje publike për “hapjen e traut” nga kryetari i Bashkisë së Kavajës  zoti Krali, të  cilin e inkurajojmë të mbajë përgjegjësitë dhe të respektojë rregullat dhe ligjet për një  mbarëvajtje korrekte midis Palëve.

Ne si shoqëri koncesionare, mbajmë përgjegjësi të plotë për sasitë dhe tipologjinë e mbetjeve në bazë të kontratës së koncesionit dhe ligjeve në fuqi dhe për këtë  shkak e kemi të pamundur “të hapim dhe të mbyllim traun” sipas dëshirës dhe në kundërshtim me ligjin. Jemi të vendosur të mos cenojmë asnjë kriter dhe standard të BE mbi të cilat Zona më e madhe e Trajtimit të Mbetjeve në vend operon.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?