Normalizohet situata e zjarreve në Gjirokastër pas një “lufte” të vështirë me flakët ditën e djeshme. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se mëngjesi i sotëm ka nisur i qetë në Gjirokastër pasi të gjithë vatrat e zjarrit në Gjirokastër janë shuar.
Vatrat e zjarrit janë eliminuar thotë Peleshi dhe kjo falë punës së palodhur dhe me sakrifica te Forcave të Armatosura, forcave zjarrfikëse dhe forcave të tjera të Bashkisë Gjirokastër.
"Dielli lind përsëri në Gjirokastër. Pas një nate mes zjarresh, falë punës së palodhur dhe me sakrifica te Forcave të Armatosura, forcave zjarrfikëse dhe forcave të tjera të Bashkisë Gjirokastër, vatrat e zjarrit janë eliminuar. Vazhdojmë vigjilencën dhe kërkojmë bashkëpunim komunitar për të identifikuar zjarrvënësit e qëllimshëm", shkruan Peleshi.
Lajmi kryesor: