Kronikë

Akuzat/ Avokati në Report TV: Boom korrupsioni në Fier, SPAK të veprojë! Mafia e tokave është problem i madh

22 Korrik 2021, 18:15| Përditesimi: 22 Korrik 2021, 19:30

  • Share

Pas deklaratave të deputetit socialist Petro Koçi i cili është thirrur nga SPAK të dëshmojë për akuzat për korrupsion në Fier edhe avokati Kujtim Cakrani tha se SPAK duhet të hetojë korrupsionin me tenderat pa garë në bashkinë e Fierit si dhe pronat që vidhet nga mafia përmes falsifikimit të dokumenteve.

"Ka një boom korrupsioni në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës së Fierit dhe Bashkinë e këtij qyteti ku jepen tendera pa garë. Prokuroria e Rrethit ka pushuar çështje për falsifikim pronash nga ASHK e Fierit.

Klientët e mi kanë bërë denoncime të edhe ndaj kryetarit të Bashkisë së Fierit, edhe në SPAK. Gjithsesi jam avokat s'dua të bëj fajtor asnjë. Unë bëj denoncime, janë bërë shumë denoncime dhe nga ana ime. Në prokurorinë e Fierit prokurorja Elida Hoxha prokurorie pushoi një denoncim të timin për një sipërfaqe toke shtet, që e kishte marrë mafia e tokave. Mafia e tokave në Fier është shumë problem", tha ndër të tjera në intervistën për Report Tv avokat Cakrani.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?