Situata në Kosovë, ambasadori Hovenier: SHBA të shqetësuara! S'janë krijuar kushtet që të mbahen zgjedhjet në veri

7 Dhjetor 2022, 11:22| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 11:26

  • Share

1670408781_JeffHovenierApril20171600x360.jpg

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të vendit duke thënë se aktualisht nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë ata që janë të përfshirë të tregojnë vetëpërmbajtje.

Shtetet e Bashkuara dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës. Përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, duke përfshirë përdorimin e mjeteve shpërthyese, si dhe rrezikimin e jetëve, nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë”, shkroi Hovenier në Twitter.


Lajmi kryesor:

Shpërthimet në veri të Kosovës, grupet serbe përdorën granata dore të prodhimit jugosllav! SHBA: S'janë krijuar kushtet për zgjedhje


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?