Pelegrinazhi në Tomor lë pas një masakër mjedisore (VIDEO)

25 Gusht 2020, 14:25| Përditesimi: 25 Gusht 2020, 17:36

  • Share

TIRANE-Sot është dita e fundit e pelegrinazhit në Malin e Tomorit. Gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin falet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre.

Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen. E ndërsa ndryshe nga vitet e tjera, ku thereshin vend e pa vend, këtë vit kurbani është bërë në një vend të caktuar. Por problemi nuk është zgjidhur tërësisht, pasi kasapët pas therjes së qengjave të brendshmet i kanë hedhur diku në pritje të pelegrinazhit për t'i groposur.

Por në pritje të mbarimit të pelegrinazhit, zorrët dhe të brendshmet e tjera të qengjave janë kthyer në rrezik për përhapjen e ndonjë sëmundje. Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës,por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorit, i cili ndodhet 2417 metra mbi nivelin e detit. Pelegrinazhi zhvillohet cdo vit nga 20-25 gushti.

Kurbanët në Malin e Tomorrit

Të brendshmet e qengjave në malin e Tomorit

Komento

Komente

  • Iris: 26/08/2020 02:07

    Ajo c'ka me ben pershtypje, eshte sasia e gjakut per toke dhe fakti qe njerezit po shkelin mbi te.Nuk I ze era e gjakut keta?! Ne Judaizem ku praktikohet kurbani gjaku mblidhet, pasi konsiderohet I shenjte dhe aty eshte sekreti I jetes.Nuk e di c'fare rregullash respektojne muslymanet gjate Kurban-Bajramit.

    Përgjigju
  • Agron: 25/08/2020 18:58

    Vari leshte, me keto pamje mesjetare as kemi per tu anetaresuar ndonkehere ne BE.

    Përgjigju
  • kasapi: 25/08/2020 17:21

    Lekurat do mblidhen do regjen dhe do behen canta per zonjat e LSI-se dhe kepuce per detashmentin politik te LSI-se ne Jale, qe kur te marshojne me hap ushtarak te tundet dheu.

    Përgjigju
    • robi: 25/08/2020 19:56

      Nje cante te bukur me lekure dhije ta beni per komandanten e revolucionit lefterohunderronaliqjan, nafijedybekobachellijan nikollabythqirolehesjan Nafije dybekun , doktoreshen horoskopike leshelike

  • Tim: 25/08/2020 15:30

    Eshte per te ardhur keq qe shohim e ndegjojme dukuri te tilla. Te sakrifikosh kafshet te ndotesh ambientin e ne te jejten kohe lutesh per te mira e begati! Ah Shqiperi ku je katandis

    Përgjigju
  • Tosi: 25/08/2020 15:24

    Dergojani tek dera e kryegjyshates ne Tirane ato lekura dhe zorre qe te zere mend ky Mond bektagjiu qe me nje sekt primitiv dhe me nje manifestim barbar te ndotjes se ambientit po ben ritet me primitive te botes. Ishalla kane shpetuar nga covidi ato mjerane qe moren pjese ne kete maskarade sektare bektagjinjsh.

    Përgjigju
  • Toni: 25/08/2020 14:53

    Njerëz trushpëlarë që sillen si kafshë në emër të një besimi fetar!

    Përgjigju
    • raul: 26/08/2020 08:22

      merrini gjthe keto zorre e lekura e kocka qe i hodhen kudo bektagjinjte e babezitur per mish qengji dhe dergojeni ne kryegjyshaten e mond bektagjiut te vetshpallurit kryegjysh boteror qe organizoi kete manifestim njerzish primitive ne malin e Tomorrit , me i turpshmi dhe me barabari ne planet,

    • Like floriri: 25/08/2020 17:02

      Absurd,në emër të jetës sakrifikon jetë,plus ndot në mënyrë të parikuperushme ambjentin,aq sa rezultati mund të jetë një pandemi top coviti e re madein baba Mondi,prap në emër të jetës.veçse rite fetare s'mund të jenë,absurd po.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?