TIRANË- Ish-eurodeputetit gjerman i CDU-së, Elmar Brook ka mbërritur në Tiranë, ku ka zhvilluar takime me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën. Qëllimi i kësaj vizite nuk dihet, por nga sa mendohet bëhet fjalë për një negocim mes dy palëve të Partisë Demokratike që sot janë më të ndarë se kurrë. Ky nuk është një informacion zyrtar, megjithatë hijen e dyshimit se kanë nisur negociatat me tij dhe Berishës, e la vetë Basha i cili i pyetur nga gazetarët e pranishëm nëse ka kërkuar negocimin e Brook, tha ishte mirënjohës për çdo ndihmë.
“E para e punës dua të them që jam mirënjohës për ndihmën që jep çdo anëtar i partisë popullore europiane për PD dhe demokratët,”-tha Basha në fjalën.
Ndërkohë, në një kohë kur një grup deputetësh i kanë kërkuar në bllok largimin, Basha ka përsëritur edhe një herë vendosmërinë e tij se është i gatshëm për të zgjidhur krizën në parti me çdo alternativë, por nuk dha asnjë afat se kur mund të vijë dorëheqja që demokratët presin.
"E dyta mbetem në dispozicion për të bërë gjithçka për hir të demokratëve dhe për të bashkuar Partinë Demokratike", tha ai.
Zërave se Brook ka ardhur në Tiranë me kërkesë të PD-së, burime zyrtare nga selia blu e ka mohuar.
"Deputetë dhe ish-zyrtarë të PD që janë takuar me zotin Brok, janë kontaktuar nga fondacioni KAS. Duke shprehur keqardhjen tonë për këto lajme të rreme të shpërndara nga kjo media, i kërkojmë atyre të kërkojnë falje duke bërë edhe përgënjeshtrimin përkatës", thuhet në njoftim.
Humbja e thellë e PD-së në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit ka nxitur zërat kundër Bashës brenda kësaj partie, duke i faturuar atij rezultatin e dobët, ku nuk mundën të marrin asnjërën nga 6 bashkitë. Janë të shumtë ata në grupin parlamentar që kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës, ndërsa të paktën 20 prej tyre janë shprehur publikisht. Përballë këtyre kritikëve, Basha ka në krah një pjesë të vogël të deputetëve, krerët e degëve por edhe kandidatët e 6 marsit. Por edhe pse i vënë në këtë situatë, Lulzim Basha ka thënë se është i gatshëm për çdo zgjidhje, pa përjashtim, por pa artikuluar për asnjë moment fjalën 'dorëheqje'.
Basha eshte akoma ne Hene!
PërgjigjuImagjino me qen kryeminister ky. Sjep doreheqje nga kryetar partie, jo me te jet kryeminister
Përgjigju