Situata në PD, Baçi në Report Tv: Deputetët që ndjekin lojën e Alibeajt, ndalojnë misionin e partisë! Kulluri: ‘Rithemelimi’, bashkëfajtor aq sa Basha

12 Korrik 2022, 19:27| Përditesimi: 12 Korrik 2022, 20:19

  • Share

Ecuria e opozitës përballë një mazhorance e cila ka 9 vite në pushtet është një ndër çështjet më të diskutuara. E tillë ishte dhe tematika në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj.

Duke marrë shkasë nga 1 vit përçarjesh, ndarje në klane, rikthimi i ish kryeministrit Sali Berisha e në fund me kulmimin e një proteste më 7 korrik, ekziston ende skepticizmi sesi do të jetë e ardhmja e partisë demokratike më konkretisht dhe, sesi ndikoi ndarja në klane e deputetëve në PD para e pas protestës. Të ftuar në Report Tv, deputeti i PD, Luan Baçi dhe ish anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së, Ervin Kulluri kthyen edhe njëherë problematikat në selinë blu.

Për deputetin Luan Baçi pjesëmarrja në protestë e disa prej deputetëve ishte për tu vlerësuar, pasi qëndrimi i tyre jashtë kësaj proteste do të sillte problematika. Baçi shtoi se kundër Berishës janë vetëm 10 deputetë janë pas Gazment Bardhit dhe Enkelejd Alibeaj ndërsa pjesa tjetër janë thjesht të pavendosur, madje sipas tij do të bashkohen me kalimin e kohës.

‘Vërtet e vlerësoj pjesëmarrjen e tyre në protestë por më duket si e detyrueshme nga kushtet e krijuara. Sepse PD është e organizuar mirëfillti tashmë nga baza në qendër. Qëndrimi tyre jashtë protestës do të sillte problematika.

Nga deputetët shoh qasje pragmatiste, sepse qëndrimi i tyre pas protestës nuk ishte i duhuri. Nuk e përjashtoi njeri Alibeajn, ishte këshillë por e këshilloi. Madje dhe unë do e këshilloja Bardhin dhe Alibeajn sepse kanë vepruar në mënyrë të ndërgjegjshme për të dëmtuar PD. Përsëri demokratët i falën, me zemërgjerësinë më të madhe. Qëndrimi i 6 janarit në PD me gaz lotsjellës ishte e pafalshme. Salianji e Duma reflektuan. Po nuk njohën Berishën nuk njohin as veten tyre. Berisha është zgjedhur, ndoshta si pëlqen ndoshta as mua mund të mos më pëlqejë po e voton.

10 deputetë që e mbajnë një qëndrim të tillë pas Bardhit dhe Aliebajt pjesa tjetër kanë qenë të pavendosur derisa të marrë rrugë gjithë gjëja. Po vazhduan me lojën se Alibeajn njohim se Nikolla i jep atij letra e dëmtojnë PD po se ndalojnë nga misioni i vet i opozitarizmit.’- tha Baçi.

Një tjetër këndvështrim ka qenë ai i Ervin Kulluri, gjë që ndezi eventualisht debate në studio. Sipas Kullurit, problemi i Rithemilit në vetvete është te fakti se Bashën ‘si e keqja’ e PD-së nuk e evidentuan më herët se shkarkimi i Berishës. Dhe sipas tij, kjo i bën deputetët e Rithemelimit të jenë ose naiv, pra jo inteligjent ose bashkëfajtorë.

‘Berisha flet në emër të gjithë demokratëve, ja fut kot nuk flitet. Rroftë shoku Enver të na rrojë partia... Ky është problemi Rithemelimit në 4 palë zgjedhje që u bënë pastaj kur hoqi Berishën. E para njëherë protesta nuk bashkon dot parti. ‘- tha Kulluri.

 ‘Nëse zoti Basha i shiste këta kanë qenë me të. Problemi i Rithemelimit është ose janë naiv pra jo inteligjent ose pastaj kanë qenë bashkëfajtore dhe janë po aq përgjegjës sa zoti Basha. E di pse nuk jam dakord me Berishën? Pse nuk u çua në 2017, humbjet më të këqija ishin në 2017. Kishin këto skemat 8 vjet mund të rrijë një qeveri. Por ja që nuk është kështu një parti mund të rri në pushtet 8, 9 edhe 12 vjet.’- tha Kulluri ndër të tjera.

Kujtojmë se Berisha ka mbajtur të enjten e 7 korrikut, protestën e parë kundër qeverisë! Berisha mbajti fjalimin i fundit ku pati një mesazh për kryeministrin Edi Rama, teksa ka injoruar totalisht Lulzim Bashën të cilit nuk i kushtoi asnjë rresht nga fjalimi i tij. Ramën ai e quajti armikun kryesor, me argumentin se në ndryshim nga ai që ka ideal lirinë, kryeministri mendon vetëm për pushtetin, teksa ka pasur edhe një paralajmërim. Në krah të tij u pa edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, por edhe një grup deputetësh nga të 'trija' PD-të, përfshirë besnikët, si Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Luçiano Boçi. Gjithashtu, në protestë u panë edhe "kritikët" Grida Duma e Ervin Salianji, por nuk munguan as nga "grupi i Alibeajt" si Jorida Tabaku, Alfred Rushaj, Xhelal Mziu, Dhurata Çupi dhe aleatët Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka. Pjesa tjetër e deputetëve, mes tyre edhe Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj apo Gazment Bardhi zgjodhën që ta bojkotojnë këtë protestë, ndonëse Berisha ua kishte bërë të qartë se nuk ishin të ftuar.

Ora 19:59
Kulluri në Report Tv: Vendos Këlliçi në PD kur flas unë, kush është ky? Ça do ndodhë në shtator? Do bëjnë zgjedhje, do humbin

 

Gjatë fjalës së tij në Report Tv, ish anëtari i Këshillit të PD-së Ervin Kulluri përpos se shfaqi skepticizëm ndaj situatës së PD-së, në fjalën e tij u vunë re dhe nota pesimizmi. Kulluri tha në Report TV se fjalën e tij brenda partisë ja vendos Belind Këlliçi, të cilin e ironizoi për aktivitetin e tij brenda partisë.

 ‘S’është parti është sekt. Vendos Këlliçi kur flas unë, kush Këlliçi ky më fal?

Baçi: Jo s’ vendos Belind Këlliçi është një ndër figuratr më të mira, ndër më akitivët

 Kulluri: Po po, të gjithë aktiv kanë qenë, ne kemi qenë pasiv, të gjithë aktiv paskan qenë, Po ik tani më tregon mua akivët.

Për situatën në shtator të PD-së, ish anëtar i Këshillit të PD-së u shpreh se do të ketë humbje.

'Hiç o kot Deja Vu. Bëjnë mitingje, bëjnë sikur bëjnë zgjedhje. Do humbin. Do gjejnë një më keq se Luli. Se shiko, Selami, Shehi, Basha e njëjta gjë. Se dëgjova dhe një perlë, do harroni dy Berishat e mëparshme, do vij Berisha i tretë. Po s’ka me lezet.'- tha ai. 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?