Situata në PD/ Karabina: Partia s’është e bashkuar! Të pritet vendimi i Apelit! Kuçana: S’ka gjykatë që i del kundër popullit të 7 korrikut

13 Korrik 2022, 18:19| Përditesimi: 13 Korrik 2022, 19:54

  • Share

Partia Demokratike vijon që të jetë e përçarë! Dy anëtarët e Këshillit Kombëtar të kësaj partie Mirela Karabina, e grupit të Lulzim Bashës dhe Ilirijana Kuçana e grupit të Rithemelimit, me qëndrimet në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv nuk u dakordësuan se kjo parti është e bashkuar. Duke ju referuar protestës së 7 korrikut, Mirela Karabino thotë se nuk i pa të gjithë deputetët e bashkuar, madje edhe ato që morën pjesë në protestë ishin aty për votuesit, jo se bashkohen për aspekte të tjera.

Megjithatë ndasinë më të madhe në parti, Mirela Karabino e gjen tek aspekti ligjor. Kjo sepse ende fati i PD-së është në Gjykatën e Apelit të Tiranë, ku do të përcaktohet nëse do t’i takojë Berishës apo grupit të Alibeajt. Karabina thotë se peshën më të madhe e ka vendimi i gjykatës dhe pas vendimit do të shikohet nëse ka një lidership apo jo, sepse do të duhet që të pranohet vendimi i gjykatës.

‘Unë nuk i kam parë gjithë deputetët e bashkuar. Ato kanë deklaruar se për hir të votuesve do të jenë atje, por nuk bashkohemi në aspekte të tjera dhe ky është grupi parlamentar që është shumë i rëndësishëm. Ky është një problem që nuk është zgjidhur ende.  Grupet aty janë të ndara, akoma nuk është dhënë vendimi i një gjykate. Nëse do të dalë vendimi i një gjykatë, por ne jemi në një vit që jemi afër zgjedhjeve lokale. Nëse ndodh një vendim i tillë si do të arrihet një kompromis. Palët janë të ndara! Ato u bashkuan në protestë dhe tashmë se nuk jemi të bashkuar me atë që do Rithemelimi. Ne jemi në një proces gjyqësor, nëse Rithemelimi ka njohur një gjykatë duhet të njohë edhe tjetrën. Nuk je partia, pasi nuk ke vendimin e Gjykatës. Peshën e ka vendimi i gjykatës. Grupi tjetër ka marrë njëlloj epërsie, në drejtimin e bazës. Unë nuk e  di sa është përqindja e votuesve apo anëtarëve të PD-së që mbështesin Grupin e Rithemelimit. Berisha ka një peshë, por PD nuk është alternativë për të ardhur në pushtet. Nuk duhet frymë përçarëse, jo shkelje të ligjshmërisë. Unë s’e shikoj kaq të thjeshtë bashkimin. Kemi një proces gjyqësor dhe aty do të shikohet nëse liderat do tërhiqen.’- u shpreh Karabina.

Por e këtij mendimi nuk është Ilirjana Kuçana, e cila tha për gazetarin Arbër Hitaj, se protesta e 7 korrikut i ka bashkuar demokratët dhe se të gjithë deputetët dhe baza ishin bashkë. Sa i takon vendimit të gjykatës së Apelit, Kuçana thotë se nuk do të ketë një vendim gjykatë që t’i dalë kundër një populli si ai që ishte pjesëmarrës në protestën e 7 korrikut.

‘Opozita është e bashkuar. Sali Berisha është Sali Berisha, duam apo nuk duam! PD nuk ka arritur të prodhojë lidership dhe është ai është pakonkurueshëm. PD është e bashkuar! Të gjithë deputetët i ke bashkë. Baza është e bashkuar. Nuk do të ketë vendim gjykatë, nuk do të guxoj njeri që të marrë një vendim mbi aq protestues. Janë 100 mijë qytetarë. Pas kësaj në datën7 korrik nuk do ketë gjyqtar që do ta mendoj këtë gjë. Unë nuk besoj fare në këtë Reformë në Drejtësi. S’ka drejtësi. Në drejtësi ke militantë. PD do të bëj drejtësi ku të jetë pushtet i pavarur dhe mos ta drejtojë politika. Do të bashkohemi dhe do të investojmë për të mirën e PD-së.’- tha Kuçana.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Abcd-zh: 14/07/2022 20:19

    Kur injroranca kap mikrofonin dhe ka zë, shoqeria ka fytyren e kesaj Kucanes,sepse intelektualet e vertete i kane dyert e mbyllura dhe kurre nuk i jepet e drejta e fjales,se per ta mungon nje mikrofon dhe se ata sot kane ikur ,ose si te braktisur nga shteti,mundohen te mbajne te pacenuar dinjitetin edhe pse “e marrin buken me liste”… Ç,te them!? Kur i degjova rastesisht ne tv ,”nxorra barkun” edhe pse tashme nuk befasohem më ,i kam nxjerr konkluzionet e mia ,se cfar fatkeqesish po kalon dhe e presin te kaloj vendi yne i bukur ,populli im i dashur,puntor dhe paqsor, ( flas per shumicen,por jo per mazhorancat)..

    Përgjigju
  • skenderi: 14/07/2022 19:41

    Jo Drini nuk jane ne anen e duhur te historise po te interesit, per kete te siguroj. Ne anen e historise jane ato qe luftuan qe ne vite '90 jo tani pas pilafit. Ku ishin apo i sherbennin Sales, tani qe e shohin se po i rreshqasin kembet behen me Lulin. Asnje kontribut, thjesht interesaxhije.

    Përgjigju
  • Tutu: 14/07/2022 07:18

    Ku e pakan gjrtur kete Kucanen… vetem fytyra e saj e shpreh qarte nivelin e injorances dhe te inferioritetit te kesaj femre… para Sali !!!

    Përgjigju
  • Loku: 13/07/2022 22:57

    Kjo Kucana i ngjan plotsisht "Nafijes" se estrades.

    Përgjigju
  • vezirja: 13/07/2022 22:15

    Oh medet njera me aguridhe se tjetra. Mbeti politika ne duar te ketyr? Mori fund ky vend.Germoni, germoni e shihni se ç'gjeni.

    Përgjigju
    • Kristaq Pano: 13/07/2022 22:38

      Provincializmi shqiptar eshte epik!

  • Pjeter: 13/07/2022 21:39

    Dmth drejtesi quhet kur do Saliu? E kjo shpreson te quhet e nderuar nje dite? Eshte edhe petagoge!!! Kjo nuk beson te drejtesia? Normale,ndoshta ka frike se mos nje dite shkojne ti shofin sa ka kontribuar ne nxjerrjen e injoranteve me dipllome.

    Përgjigju
  • Drini: 13/07/2022 21:01

    Bravo MIrela Kaarabina , je rreshtuar ne anene e duhur te historise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?