Në qarkun Shkodër, sipas NJVKSH vazhdojnë të ndjekin situatën epidemiologjike në të gjithë territorin e qarkut, nëpërmjet hetimit mbi kontaktet e dyshuara për rastet COVID-19, dhe mbikqyrjes së respektimit të vetkarantinimit të personave të dyshuar.
Ndërkohë gjendja shëndetësore e të konfirmuarve pozitivë është e mirë.
Jemi në pritje të përgjigjeve nga ISHP Tr për 6 mostra në Pukë dhe 15 mostra në Shkodër.
Nga Filialet e Postave janë shpërndarë në nivel qarku, rreth 2524 pensione në shtëpi, prej të cilave në :Shkodër 1725, Pukë 256, Malësi e Madhe 150 dhe Vau Dejës 383.
Bashkia Shkodër ka asistuar shtresat në nevojë për 61 familje me pako ushqimore, prej të cilave :Në qytet 19 familje të vetmuara
Në Nja Pult 42 familje, me ndihmë ekonomike dhe me mbi 5 anëtarë e të moshuar.
Bashkia ka dezinfektuar objektet si DVP, SHIK, FNSh, trotuaret e zonës Industriale, supermarketet, stadiumi, etj.
Ndërsa nga KUZ, kanë ndërhyrë në zhbllokime pusetash, në 3 lagje të qytetit, si dhe në riparimet e defekteve të ndryshme me kerkesë të qytetarëve.
Nga Bashkia Vau Dejës, sot nuk kemi informacion për raste të reja COVID-19.
Janë shpërndarë në këtë bashki, rreth 55 pako ushqimore nga Shoqata "Tomorroë Starts Today" tek familjet në nevojë në NjA Bushat.
Në bashkinë Malësi e Madhe, nuk raportohen raste me COVID- 19.
Nga ISSH në bashkinë Malësi e Madhe, ka ofruar pranë komunitetit shërbime të ndryshime mjekësore të rimbursueshme nëpërmjet QSH, gjithsej 117 shërbime, prej të cilave 33 në banesë.
Ka monitoruar kushtet higjeno- sanitare të personelit në 5 subjekte supermarkete dhe furra buke, si dhe edukim shëndetësor në QSh të NJA Qender.
Nga ISSH, Shkodër janë monitoruar dhe inspektuar 86 subjekte, për të konstatuar rregullat higjenike dhe zbatimin e urdhërit për subjektet që janë të ndaluara për të ushtruar aktivitet.
Nga strukturat e DVP nëpërmjet 4 komisariateve ka vijuar zbatimi i urdhërave në bashkepunim me FNSh, ushtriëe, për zbatimin e masave të ndalim qarkullimit në të gjithë territorin, kontaktimin e të ardhurve nga Durrësi dhe jashtë shtetit në territorin e Prefekturës.