Foto nga Shkodra

Situata në qarkun Shkodër/Ndihmohen me pako ushqimore 39 familje në vështirësi, shpërndahen 594 pensione

7 Prill 2020, 18:54| Përditesimi: 7 Prill 2020, 18:56

  • Share

Gjatë ditës së sotme u morën 17 mostra në Shkodër dhe 2 mostra në Malësinë e Madhe dhe janë dërguar sot në ISHP .

Gjendja shëndetësore e 7 pacientëve me COVID -19 deri në këto momente është e stabilizuar në spitalin Covid.

Grupet e punës të ngritura , ushtria, policia bashkiake, AKU, mbi bazën edhe të një Plani Veprimi të hartuar nga Institucioni i Prefektit, kanë vijuar operacionet në të gjitha tregjet e Shkodrës, marketet , dyqanet e shumicës, etj..ku në ndryshim me të gjithë ditët e tjera sot është vërejtur, zbatimi i rregullave të distancimit dhe të higjenizimit gjë që tregon për rritje të ndërgjegjëzimit të pronarëve të subjekteve dhe të komunitetit. Operacionet do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Nga Bashkia Shkodër, ka vijuar shpërndarja e ndihmave ushqimore për 39 familje në vështirësi.

Ka vijuar dezinfektimi i rrugëve dhe ambienteve të  institucioneve të shërbimit privat. Janë mbështetur kërkesat e qytetarëve për pastrimin dhe zhbllokimin e KUZ, riparimet e defekteve të rrjetit ujësjellës.

Bashkia Malësi e Madhe nuk ka asnjë  rast me COVID-19, ka vijuar shërbimi nëpërmjet QSH,  kontaktimi I vetëkarantinimit të njerëzve të ardhur nga jashtë, mbështetja e pensionistëve me medikamente në shtëpi.

Gjatë ditës së sotme në këtë bashki janë shpërndarë 128 pensione.

Numri  i personave që kanë hyrë në pikën e kalimit Hani Hotit, është 119, të cilët u janë nënshtruar rregullave të kontrollit vetjak.

Kanë vijuar shërbimet e rimbursueshme, nëpërmjet Q,SH, në rreth 87 shtëpi, si dhe dezinfektimi i rrugëve, parqeve, shesheve, pikës kufitare Hani Hotit si dhe NJa dhe  Malësi e Madhe.

Në bashkitë Pukë dhe Fushë Arrëz, vazhdon ndjekja dhe monitorimi i situatës epidemiologjike nga NJVKSH, e cila vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe nën kontrrollin e strukturave për vetëkarantinimin dhe  nuk ka rast të ri me COVID-19.

Janë shpërndarë në Pukë 82 pensione dhe në Fushë Arrëz 91 pensione.

Në Bashkinë Vau Dejes, nuk kemi raste me COVID-19, nga zyrat e postës janë dërguar në banesë rreth 293  pensione, janë mbështetur me pako ushqimore 3 familje te prekura nga pandemia.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?