Situata në qarkun e Shkodrës vujon të jetë problematike, pasi akoma nuk është tërhequr uji nga zonat e përmbytura. 3300 ha tokë vazhdojnë të jenë nën ujë, dhe vetëm në Njësinë Anë e Malit janë 150 shtëpi të rrethuara nga uji.
Bashkia e Shkodrës kërkon ndërhyrjen e pushteteve përkatëse për të normalizuar situatën në zonat e përmbytura.
Gjithashtu kërkohen ndihma ushqimore, ushqim për gjënë e gjallë, rregullimin e disa shtyllave elektrike që janë rrëzuar duke lënë pa energji elektrike disa zona.
Gjithashtu kërkohet edhe dezifektimi i zonave nën pushtetin e ujit pasi rrezikohen sëmundjet infektive.
Njoftimi i Bashkisë Shkodër
Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës paraqitet si me poshtë :
Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 3300 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:
Njësia Administrative Dajç: 1250 ha.
Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq-Darragjat është e bllokuar. Problem paraqitet edhe Lagjia Mazija përsa i përket kalimit. Në disa shkolla në ambientet e brendshme ka lagështirë dhe kërkohet dezinfektimi i tyre.
Kanë rënë disa shtylla të energjisë elektrike në rrugën e Dajçit. Kërkojmë nga OSHEE ndërhyrje emergjente duke marre masat përkatëse. Kanë filluar të dëmtohen edhe disa segmente rrugore.
Janë mbi 130 shtëpi te rrethuara nga uji. Nevojiten: furnizimi me ujë te pijshëm për banorët,pako ushqimore dhe nevoja minimale ditore prej 20 t baze ushqimore per gjënë e gjallë.
Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me bazë ushqimore për gjënë e gjallë për fshatin Dajç në sasinë 15.1 t koncentrat dhe 8.8 t bar i thatë për fshatin Belaj.
Bashkia Shkodër ka bërë të mundur rivënien në punë të pompave të ujësjellësit në nj.ad Dajç.
Njësia Administrative Ana e Malit: 1100 ha.
Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Janë 150 shtëpi të rrethuara nga uji. Nevojiten:furnizimi me ujë te pijshëm për banorët, pako ushqimore,130 palë çizme të gjata, 130 thasë miell për banorët e zonave të prekura dhe baza ushqimore për gjënë e gjallë.
Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me 300 bidona ujë të pishëm në lagjen Teluke dhe në shkollat e njësisë, dhe 10.4 t koncentrat bazë ushqimore për gjënë e gjallë në fshatin Oblikë.
Bashkia Shkodër ka bërë të mundur rivënien në punë të stacionit të ujësjellësit Oblika 2 dhe po punon tek Oblika 1.
Njësia Administrative Bërdicë:
Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 480 ha tokë e përmbytur .
Stacioni i pompave të Ujësjellësit në Trush si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
Bashkia Shkodër po punon për rivënien në punë të stacionit të ujësjellësit.
Janë 10 shtëpi të rrethuara nga uji.
Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.
Njësia Administrative Velipojë:
Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 310 Ha tokë :
Në fshatin Ças rrjedh uji nën argjinaturë.Kërkohet ndërhyrje e specializuar.
Janë 10 shtëpi të rrethuara nga uji.
Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.
Bashkia Shkoder ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me 650 bidona ujë të pishëm në fshatrat Ças dhe Luarz dhe po vazhdon ne fshatrat e tjerë të njësisë.
Njësia Administrative Rrethina:
Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 65 Ha tokë Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 30 shtëpi të rrethuara nga uji.
Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.
Bashkia Shkoder ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm, dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë .
Qyteti Shkodër:
Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 95 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 30 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre.
Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.
Bashkia Shkoder ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm, dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.
Bashkia Shkodër ka bërë evakuime të banorëve dhe gjësë së gjalle kur janë paraqitur nevoja. Në këtë moment 18 persona janë të akomoduar në konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkodër ka bërë të mundur edhe lëvizjen e banorëve dhe akomodimin e tyre tek të afërmit e tyre.
Nga ana tjetër kanë filluar të shfaqen problematika edhe në zonat malore për shkak të reshjeve të dëborës.
Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.
Nevojat për bazë ushqimore , për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe paraqiten si më poshtë:
1. Koncentrat 220 t
2. Bar i thatë 300 t
Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.
Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.
Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.
Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.
Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.