Situata në veri të Kosovës, Kurti fton liderët e opozitës në takim të martën, ata i përgjigjen pozitivisht ftesës

7 Nëntor 2022, 22:42| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 22:49

  • Share


Për të diskutuar lidhur me situatën në veri të Kosovës, Kryeministri Albin Kurti  ka ftuar në takim liderët e partive opozitare, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës.

Takimi i ftuar nga kryeministri është parashikuar të zhvillohet të martën të mëngjes. Të parët që iu përgjigjën pozitivisht ftesës, ishin kreu i të PDK-së Memli Krasniqi dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Më vonë edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pranoi ftesën.

“Kryetari Ramush Haradinaj është ftuar për takim nga Kryeministri Kurti, për të martën në mëngjes, për të diskutuar zhvillimet në vend, veçanërisht atyre në veriun e vendit. Konfirmoj se Haradinaj do të merr pjesë në këtë takim”, ka thënë Lulëzim Blaka nga AAK, raportojnë mediat kosovare.

Zëdhënësi i  PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë se Krasniqi ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim.

“Kemi pranuar një kërkesë për takim nga kryeministri dhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim”, tha zëdhënësi i  PDK-së, Faton Abdullahu.


Lajmi kryesor:

Tensionet, Kurti: Serbia po destabilizon me grupe kriminale, qëllim që të pengojë planin franko-gjerman! Kanë kërcënuar disa herë për ikje nga institucionet


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?