Kosova ka të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj në ccdo centimetër të territorit të saj dhe se me shtyrjen e vendimit për reciprocitet qeveria e Prishtinës tregoi pjekuri. Kështu është shprehur sot ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka në një reagim për situatën e krijuar në veri të Kosovës.
“Vendimi për shtyrjen e reciprocitetit sa i përket kalimit kufitar Kosovë-Serbi, pas konsultimeve me partnerët strategjikë SHBA& BE është një akt i mirëpritur durimi dhe pjekurie nga Qeveria e Kosovës. Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj. Të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale. Ne qëndrojmë përkrah Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës”, ka shkruar Xhaçka.
Lajmi kryesor:
Tensionet në Veri, Rama: Kosova ka të drejtë, Serbia të zbatojë marrëveshjen! Presidenti Begaj: U shmang një provokim
K.T./ReportTv.al