Situata nga COVID, Brataj: Jemi në rënien e fazës së infeksionit, por kujdesi duhet të jetë i njëjtë! Parashikohet pranverë e qetë dhe verë jo problematike

16 Shkurt 2022, 18:39| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 19:25

  • Share

Situata nga COVID në vendin tonë është drejt përmirësimit! Kështu tha i ftuar në emisionin 'Studio Live'  në Report Tv, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili duke u bazuar në shifrat e Urgjencës Kombëtare tha se ka një rënie të numrit të vizitave, ndërsa u shpreh se jemi në fazën e rënies së infeksionit. Por megjithatë kujdesi dhe vëmendja ndaj virusit duhet të jetë i njëjtë, shtoi ai.

'Ka një rënie të numrit të vizitave. 24 orët e fundit janë 20-25 thirrje. Ka një rënie edhe numri i konsultave mjekësore. Në këtë moment është në rënie për fatin e mirë, por kujdesi duhet të jetë i njëjtë. Siç ishte parashikuar Omicron tregoi se arriti kulmin dhe pastaj filloi rënia. Tani jemi në fazën e rënies, por sidoqoftë është prezent akoma ky infeksion. Ka shumë njerëz që nuk e kanë kaluar, ose nuk janë të mbrojtur nga mosinfektimi. Edhe kjo pandemi bëri rrugën fiziologjike. Omicron po lëshon fushë. Format e rënda janë me mijëra herë më mirë. Në 2022 kemi të shtruar 102 veta, por vitin e kaluar ishin 547 pacientë të shtruar.'- u shpreh Brataj.

Për gazetarët, Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, mjeku tha se sëmundja ka një kohëzgjatje shumë të shkurtër tashmë, deri në 5 dit. Brataj tha se pranvera do të jetë e qetë, ndërsa vera pritet të jetë pa probleme.

'Për fatin e mirë sëmundja ka një kohëzgjatje shumë të shkurtër. deri në 5 ditë pothuajse kalon, pra forma të lehta. Edhe me 2-3 ditë forma e lehtë kalon. Në këtë moment edhe kërkuesit shkencorë e dinë që brenda vitit ne do të kalojmë në endemi. Do të kemi një pranverë të qetë dhe një verë shumë të mirë dhe pa probleme.'- tha Brataj.

Sot në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shënuar 361 raste të reja me koronavirus nga 2,478 testime të kryera. Fatkeqësisht 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lorena: 16/02/2022 20:03

    Kur hedh syte nga Kanadaja, Italia, Austria, Australia, falenderoj Zotin per Dr. Brataj. Logjike, qetesi, kthjelltesi. Ju lumte doktor! (tani sikur te hidhnit syte edhe nga ai kufizimi absurd i ores 23:00 ?)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?