Ambulancat te spitali Infektiv

Shifrat vijojnë të rriten, në 24 orët e fundit 711 raste të reja dhe 9 humbje jete nga COVID/ Spitali psikiatrik i Elbasanit vatër infeksioni, 20 pacientë dhe staf i prekur

18 Nëntor 2020, 16:14| Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 10:49

  • Share

Shqipëria po kalon valën e dytë të infeksioneve, ku në 24 orët e fundit ka shënuar 711 raste të reja me COVID dhe 9 humbje jete, duke e rritur numrin e viktimave nga koronavirusi në 646 që prej fillimi të pandemisë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orë janë kryer 2 mijë e 574 testime dhe fatmirësisht janë shëruar 412 të infektuar, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në 14 mijë e 216.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 420 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 të intubuar.

Fatkeqësisht në 24 orët e fundit kanë humbur jetën një 60 vjeçar nga Librazhdi, një 63 vjeçar, një 65 vjeçar, një 70 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar dhe një 79 vjeçar nga Shkodra, një 70 vjeçar nga Durrësi, një 75 vjeçar nga Korça dhe një 81 vjeçar nga Gjirokastra.

Nga raportimi i përditshëm, del se nga fillimi i pandemisë deri më tani janë kryer 163 mijë e 25 testime, ku prej tyre kanë rezultuar 29 mijë e 837 qytetarë, ndërkohë janë aktualisht 14 mijë e 975 raste.

Një situatë të vështirë duket se po e kalon Spitali Psikiatrit i Elbasanit, ‘Sadik Dinçi’, ku janë 20 të prekur, mes tyre 5 staf dhe 15 pacientë.

711 raste, shpërndarja në bashki
374 raste në Tiranë, 61 raste në Korçë, 44 raste në Lezhë, 41 raste në Elbasan, 21 raste në Shkodër, 19 raste në Gjirokastër, 18 raste në Berat, 11 raste në Librazhd, Mirditë, Malësi e Madhe, 10 raste në Kavajë, Pogradec, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Durrës dhe Fier, 7 raste në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Sarandë, 6 raste në Skrapar, 5 raste në Devoll, Lushnje, 3 raste në Vlorë, 2 raste në Kurbin, Tepelenë, 1 rast në Has, Mat, Bulqizë, Kolonjë.

COVID-19 – Statistika (18 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore-711
Të shëruar ne 24 orë-412
Të shtruar në spitale-420
Humbje jete në 24 orë-9
Testime ditore- 2,574
Testime totale-163,025
Raste pozitive-29,837
Raste të shëruara-14,216
Raste Aktive-14,975
Humbje jete-646

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë-7406
Durrës-1167
Fier -1162
Korçë-906
Shkodër-810
Elbasan-771
Lezhë-673
Vlorë-671
Berat-512
Gjirokastër-399
Kukës-361
Dibër -137

Ora 17:39
Rëndohet bilanci/ 8 mësues të prekur me COVID në Korçë, 1 në Pogradec

Rëndohet bilanci i mësuesve të prekur me COVID-19. Report Tv mëson se nga 61 raste të konfirmuara pozitive gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Korçës, 8 prej tyre janë mësues, por nuk ka detaje se në cilat shkolla bëjnë mësim. ndërkohë, që një mësues është prekur edhe në qytetin e Pogradecit.

Ora 15:34
Institucionet e Beratit 'të infektuara', COVID-i ‘godet’ burgun, spitalin, gjykatën, shkollat dhe kopshtet

BERAT- Institucionet kryesore të Beratit duket se janë kthyer në vatra të infeksionit COVID-19, pasi në shkolla, kopshte, në burg, spital dhe gjykatë janë aktualisht 14 punonjës që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas informacionit të siguruar nga gazetari i Report Tv, Artan Diko, në burgun e Beratit janë 4 punonjës të prekur, mes tyre një gardian, një operator, një inspektor dhe një kuzhinier.

Gjithashtu edhe punonjës shëndetësia janë 4 të prekur, ku mes tyre janë një mjeke infeksioniste dhe një infermiere në repartin COVID të Spitalit Rajonal Berat dhe dy rastet e tjera janë infermiere në Qendrën Shëndetësore Nr. 2.

Në Gjykatën e Beratit kanë rezultuar pozitiv me COVID 2 punonjëse të administratës dhe një prokuror.

I prekur është edhe arsimi ku në 24 orët e fundit kanë dalë pozitiv 2 mësuese në shkollën 9-vjecare "22 Tetori" dhe një sanitare në kopshtin "Barrikadë".

Ora 13:55
Elbasan/ Shkon në 20 numri i të infektuarve me COVID në spitalin psikiatrik 'Sadik Dinçi'

ELBASAN- Virusi COVID-19 është përhapur me shpejtësi në spitalin psikiatrik të Elbasanit,

Report Tv mëson se ka ka shkuar në 20 numri i të infektuarve me COVID në spitalin psikiatrik. Mësohet se të prekur janë 15 pacientë, 3 infermierë dhe 2 sanitare.

Stafi i të prekurve është karantinuar në banesë, ndërsa pacientët vijojnë të marrin trajtim në ambientet e spitalit. 

er.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?