Nga sot, 1 Maj, Shqipëria heq kufizimet për COVID-19 për shtetasit që hyjnë në territorin e vendit tonë, ku nuk të kërkohet certifikatë vaksinimi dhe nga sot, kanë hyrë në fuqi masat e reja të vendosur nga Komiteti i Ekspertëve.
Në Morinë, ka fluks të lartë të qytetarëve e mjeteve, ndërsa policia kufitare po zbaton procedurën e përshpejtuar për të shmangur radhët. Shtatë sportele janë në funksion të plotë, ndërsa për ditët e e festave janë dhënë udhëzime të veçanta lehtësimi nga Drejtoria e Policisë. Për lehtësimin e masave dhe heqjen e kufizimeve, qytetarët e Kosovës, japin vlerësime pozitive.
‘Shumë mirë, u kry ai muhabet nuk ka më. Shumë mirë ka bërë se më lehtë. Po vijmë për fundjave se është përmirësuar edhe koha.
Vijmë nga Prishtina, po shkojmë në Shëngjin. Më mirë që janë lehtësuar masat.
Sot nuk na u kërkuan certifikata vaksinimi. Ne jemi një, pse ka nevojë për kufij. Më mirë, ne i kemi marrë vaksinat e për neve njëjtë është.’- u shprehën qytetarët.
Kosova ende vazhdon me procedurën e masave kufizuese, duke kërkuar certifikatë vaksinimi apo teste për Covid.