Kolonja është ende një nga zonat në hartë, e paprekur nga koronavirus. Ndërgjegjësimi, masat e marra kanë bërë që kjo bashki të mbetet ende me shifrën zero të të prekurve nga Covid-19, që në të gjithë botën ka shënuar mijëra viktima.
Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, kreu i Bashkisë së Kolonjës Erion Isai thotë se janë marrë të gjitha masat në qytet për dezinfektimin, karantinimin e njerëzve, ndërkohë që i shërbehet rreth 476 familje të moshuarish.
“Është fat i madh që ky virus luftën e parë e ka me higjienën, ne jëmi leksion në këtë pjesë, kështuqë nuk e kam merakun. Përsa I përket moshës së tretë, banorët që kanë një vendbanim në Kolonjë janë njerëz edhe që emigrojnë, nuk themi dot një statistikë. Me grupin e patronazhit që kemi ngritur, u shërbejmë të moshuarve me të gjitha gjëeat, pazaret, pagesat e faturave. Kemi 476 familje moshash të treta që ndihmojmë.” thotë kryebashkiaku i Kolonjës.