Rruga Shtyllë-Panarit është hapur, por gjatë natës përsëri reshjet e dëborës kanë rritur prezencën e tyre në këto zona, shërbimet sërish ditën e sotme do të punojnë përgjatë këtij aksi.
Kujtojmë që nga reshjet e fundit kjo rrugë u bllokua duke lënë të izoluar fshatin Panarit pasi në vende të caktuara pjesë të këtij segmenti trashësia e dëborës shkon deri në 2 metër.
Gjatë sezonit të dimrit rruga Shtyllë-Panarit është mjaft problematikë sa i përket bllokimit pasi është një zonë e lartë malore. Gjithashtu gjatë natës ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në Leskovik por tashmë janë rikthyer.
Gjatë natës në qarkun Korçë ka patur reshje të pakta shiu dhe dëborë në lartësitë mbi 1300 m, kryesisht kurrizi i Moravës, mali i Thatë, Qafa e Qarrit, ku reshjet kanë filluar përsëri.
Kontraktorët kanë punuar duke kriposur e mirëmbajtur rrugët nacionale dhe ato turistike, për rrjedhojë ato kanë qënë plotësisht të kalueshme dhe pa probleme.
Prurjet e lumenjve dhe të degëve të tyre furnizuese janë të pakta dhe nuk kane shkaktuar probleme. Furnizimi me energji elektrike ka qënë normal. Ka ndërprerje të përkohshme të energjisë në fshatra të veçantë të Njës. Amin. Vithkuq e Lekas.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ 1400 ha tokë e përmbytur në Shkodër, 350 ha në Lezhë! Prezencë uji në 15 banesa! Rruga e Obotit dhe Qafe Thore të pakalueshme
M.Q.//ReportTv.al