Benet Beci me një ndër banorët e zonës

Situata nga përmbytjet, kreu i KESH-it në Obot me banorët e zonës

4 Shkurt 2021, 15:45| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 15:51

  • Share

Kreu i KESH-it, Benet Beci ditën e sotme së bashku me kryeplakun Greogor Pemaj kanë vizituar dhe vëzhguar situatën e shkaktuar nga përmbytjet në Obot, të Shkodrës.

Ai shkruan se diskutuan me banorët e zonës rreth problemeve të shkaktuara nga reshjet e shiut në muajin janar.

“Garantuam banorëve transparencë të plotë mbi menaxhimin e Hec-eve si dhe njoftimin në kohë për të gjitha masat e marra dhe ato që do të merren për të ulur ndikimin në zonën e nën Shkodrës të këtyre prurjeve historike në lumin Drin.” është shprehur në fund të postimit Beci.

Ndërkohë, KESH ka qenë mjaft aktive në dhënien e informacioneve në lidhje me situatën dhe vihet re se pavarësisht prurjeve të larta gjatë muajit janar ku kanë arritur një pik prej 4670 m3/s dhe janë menaxhuar me një minimum të shkarkimeve nga 200 m3/s- 700m3/s që ka bërë të mundur mos ndikimin në zonën e nën Shkodrës.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Veli: 04/02/2021 18:21

    A thua te kene respektuar rregullat anti kovid? Sikur nuk duket te jene ne distance mbi 2m larg njeri tjetrit? Kjo eshte hipokrizia standarte e njerzve te qeverise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?