Sali Berisha

Politikë

Zjarret, Berisha: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore, Këshilli i Sigurisë Kombëtare vazhdon ahengjet nëpër bashki

13 Gusht, 14:13| Përditesimi: 13 Gusht, 14:30

  • Share

Nga selia blu, Sali Berisha reagoi për situatën e zjarreve, duke kërkuar që të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore. Kreu i PD-së hodhi akuza ndaj qeverisë duke e bërë përgjegjëse, ndësa sulmoi edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke e cilësuar si 'narko' dhe që 'vazhdon ahengje nëpër bashki'. 

"Në dhjetëra zona është një situatë tërësisht jashtë kontrollit. Nëqoftëse ka një situatë që quhet emergjencë kombëtare, për çdo shqiptar përveç se narkoqeveritarët, kjo është një emergjencë kombëtare. Në vend të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, këshilli vazhdon ahengjet nëpër festa të bashkive lokale. Forcat e armatosura dhe qindra policë përdoren për të pushtuar televizionin Neës24, për të rrëmbyer.

Kamionët e tyre përdoren jo për të evakuuar gjënë e gjallë, njerëzit nga zonat e zjarrit, por për të plaçkitur dhe grabitur kompjuterat, laptopët, tavolinat e punës, mjetet e punës së gazetarëve, nga njerëz që nuk kanë ligj e as moral. Prapa këtij krimi të shëmtuar qëndron Edi Rama. Prapa kësaj situate dramatike qëndron Edi Rama.", tha Berisha.

Sipas Berishës, kryeministri Rama shpenzon miliona euro për çarter apo satelitë, dhe jo që të blejë avionë Canadair apo mjete zjarrfikëse më shumë. Kryedemokrati tha mes të tjerash se "nëse do të kishte qeveri të vërtetë, Delvina dhe zonat e tjera, do të ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore." 

"Po të kishte qeveri të vërtetë nuk mund të diskutohet që Delvina dhe zona të tjera sot, do ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore. Por kur nuk ka qeveri dhe ka narkoqeveri, ndonjë ndryshim të madh kjo nuk bën. Edhe njëherë. Me 21 mln euro çarter, avion në dispozicion të shpenzuar personalisht nga Edi Rama.   Me 10 milionë satelitët. Me 7 milionë ‘Giro d’Italia’. Me 50 mln më tepër se kostoja në tunelin e Llogarasë, Shqipëria do të kishte dy ‘Canada Air’, do kishte të paktën edhe 150-200 zjarrfikëse më shumë.", tha ai. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • George: 13/08/2025 17:52

    Shqiperia po perjeton tragjedi: flet Salih Berisha -zjarrvenesi 35-vjecar i Shqiperise?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?