Profesor Et'hem Ruka

'Situata po përkeqësohet',Et'hem Ruka: Kemi një valë të dytë të COVID-19, më të rëndë

22 Qershor 2020, 20:38| Përditesimi: 22 Qershor 2020, 20:43

  • Share

TIRANË-Profesori Et'hem Ruka shkruan se pandemia po përkeqësohet, por njerëzit i janë kthyer jetës normale. Në një reagim në Facebook, Ruka shkruan se numri i të shtruarve në spital është 82, që është i njëjtë me situatën në muajin prill kur u arrit piku. Gjithashtu shton se tashmë po vjen një valë e dytë e COVID-19, të cilën e parashikon më të fortë se e para dhe nuk dihet se kur do arrijë piku.

“22 QERSHOR 2020: SITUATA E COVID-19 NE VENDIN TONE. Situata e pandemisë në vendin tonë po vjen duke u përkeqësuar, ndërkohë që njerëzit i janë kthyer jetës normale dhe jo të gjithë zbatojnë rregullat e rekomanduara nga mjekët. Sot për shembull, numri i të shtruarve në spital arriti në 82 pacientë. Ky numër të shtruarish u shënua vetëm me datën 2 prill. Siç shihet nga grafiku vijëzor, piku i parë i shtrimeve u shënua në fillim të prillit. Tani kemi një valë të dytë të cilën nuk e dimë se kur do të arrijë pikun, por me shumë gjasa do të jetë shumë më e rëndë se e para. Po ashtu numri i individëve pozitiv arriti 792 të cilët përbëjnë edhe arsenalin e infektimit të individëve të shëndoshë. Në realitet ky numër duhet të jetë edhe më i madh se kaq. Ky është numri më i lartë i shënuar që nga fillimi i pandemisë. Kam konstatuar se informacionet për Covidin nuk ngjallin më interes, megjithatë unë do vazhdoj t’i informoj miqtë e mi virtualë në Fb. Të gjitha të dhënat mbështeten vetëm në rezultatet e komunikuara zyrtarisht nga Ministria e Shëndetesisë”,  shkruan Ruka.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?