Situata politike në Shqipëri, analisti nga Kosova për Report Tv: Përplasja Berisha-Basha, jashtë vlerave të demokracisë

19 Janar 2022, 20:10| Përditesimi: 19 Janar 2022, 21:23

  • Share

“Zhvillimet politike të Shqipërisë në ‘sytë’ e Kosovë”, ishte kjo tema e cila e diskutua në “Studio Live”, ku i ftuar ishte Sekretari i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikën në Kosovë, Afrim Krasniqi.

I pyetur lidhur me përplasjen dhe “luftën” brenda Partisë Demokratike, ai tha se kjo “garë” mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës është vlerave të demokracisë dhe se nuk duhet të kishte ndodhur. Ai shtoi se Berisha ka krijuar një situatë të keqe jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha trevat ku ka shqiptarë.

“Dy fraksione të PD kanë zgjuar interesim, sepse Berisha është një nga themeluesit e PD ka mbështetësit e vetë dhe tani pjesa tjetër zyrtare e Bashës që ligjërisht është kryetari PD. Gara e tyre në një situatë normale nuk duhet të kishte ndodhur. Ajo doli jashtë rrjedhës normale politike dhe vlerave të demokracisë. Në Kosovë nuk është pritur mirë kjo përplasje. SHBA po mbështet Bashën, i cili është drejtuesi i PD pasi është rizgjedhur, ndërsa reagimi i Berishës pas shpalljes non grata nuk përkon me realitetin që duhet të ishte, pasi pasoja që po përjeton PD vijnë si shkak i vendimit të SHBA për ta shpallur non grata. Veprimet e Berishës nuk janë korrekte. Ka krijuar një situatë jo të këndshme edhe në Shqipëri, por edhe tek shqiptarët nga të gjitha trevat.”, u shpreh ai.

Krasniqi i ftuar në Report Tv me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj tha se rruga e Kombit e cila është bërë në kohën kur Berisha ishte kryeministër i Shqipërisë nuk është mërit e tij, pasi ajo është ndërtuar me taksat e qytetarëve.

“Berisha është vlerësuar në vitet 90, rruga e kombit nuk është mërit e një individi por i kombit shqiptar. Berisha nuk ka dhënë paratë e veta, janë të taksapaguesve shqiptarë.’, tha ai.

I pyetur lidhur me raportin mes Shqipërisë dhe Kosovë, Krasniqi theksoi se raportet mes dy vendeve nuk duhet të personalizohen.

“Individët mund të kenë raport më miqësore, ose institucionale, por në asnjë moment nuk duhet të ulin intensitetin e lidhjes sonë si një komb. As Edi Rama as askush nuk mund t’i përcaktojë substancialisht raportet tona, ato janë gjenetike. Kjo ndërlidhet me traditën dhe kulturën tonë, nuk duhet të personalizohen raportet mes shteteve tona.”, u shpreh ai.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?