Politikë

Situata politike në Tiranë, Fleckenstain takon Gent Cakajn

20 Shkurt 2019, 13:08| Përditesimi: 20 Shkurt 2019, 15:01

  • Share

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein takoi këtë të martë ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Gent Cakaj.

Përmes një postimi në Twitter, Fleckenstein, shkruan se fokus i diskutimeve mes tyre ishte reforma në drejtësi dhe situata politike në Tiranë.

“Takimi i parë me ministrin e ri në detyrë për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj sot. Kemi pasur një shkëmbim të mirë të pikëpamjeve mbi reformën e drejtësisë dhe situatën aktuale në Tiranë", thotë raportuesi për Shqipërinë në PE, i cili në këtë postim ka etiketuar, edhe eurokomisionerin Johannes Hahn, dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein dhe ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?