Gramsh

Kronikë

Vijojnë zjarret në Gramsh, 39 banesa të djegura dje nga flakët! Situata më e vështirë në fshatin Menkollar

13 Gusht, 10:19| Përditesimi: 13 Gusht, 10:28

  • Share

1755010519_gramsh.jpg

Situata vazhdon të jetë alarmante nga zjarret në Gramsh. Sipas raportimeve, aktualisht situata është më e vështirë në fshatin Menkollar, ku prezente janë tre zjarrfikëse të shoqëruara me forca të shumta të ushtrisë, të zjarrëfikësve, vullnetarë e banorë të shumtë të zonës si dhe dy helikopterë që hedhin ujë vazhdimisht për të parandaluar përhapjen e flakëve për në fshatin Nartë. 

Në fshatin Skënderbegas ka riaktivizim të flakëve dhe po digjet një lagje në afërsi të gjimnazit të fshatit. Ndërkohë, ka edhe një aktivizim të shpejtë të vatrës së zjarrit pranë fshatit Ermenj dhe Koshnicë, në të cilin zjarri është afruar shumë. Përparimi i flakëve në këtë drejtim mund të kalojnë drejt prefekturës së Korçës. Në operacion është nisur një operacion i tretë. 

Kritike është situata edhe pranë fshatrave pranë fshatrave Ermenj dhe Koshnicë, me flakët që rrezikojnë t'i afrohen kufirit të Prefekturës Korçë. Në zonë është nisur një helikopter i tretë.  Edhe në teqen e Dushkut vazhdojnë të digjen sipërfaqe të mëdha me pyje dhe kullota, ndërsa mbi fshatin Kodovjat, afër Posnovisht, situata është më e qetë por mbetet nën monitorim të rreptë nga forcat në terren.

Aktualisht janë të angazhuara 6 mjete zjarrfikëse dhe rreth 55 trupa të ushtrisë, ndërsa priten përforcime nga bashkitë fqinje. Të gjitha strukturat vendore janë në terren, bashkë me shumë banorë e vullnetarë nga i gjithë rrethi.

Sipas të dhënave më të fundit, rezulton se janë djegur 39 banesa:
Bletëz 5
Zenelaj 3
Skënder 8
Shimer 3
Harunas 5
Kullollas 15


Lajmi kryesor:

Shqipëria lufton me zjarret! Delvina dhe Gramshi zonat më kritike, situata e qëndrueshme dhe nën kontroll


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?