Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Situatë alarmante në Greqi, 8,129 të infektuar dhe 80 viktima në 24 orët e fundit

16 Nëntor 2021, 16:51| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 17:02

  • Share

Situata e pandemisë së koronavirusit në Greqi është alarmante. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 8,129 raste të reja me koronavirus.

80 qytetarë humbën jetën nga COVID ndërsa dje u regjistruan 72 të vdekur. Sakaq, 547 pacientë janë të intubuar, ndërsa numri i pacientëve të rinj të shtruar është 450.

Nga pacientët e intubuar, 455 (83,18%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 92 (16,82%) janë plotësisht të vaksinuar.

Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë regjistruar 16,923 të vdekur si pasojë e koronavirusit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?