Konfederata e Bosnje Hercegovinës është një nga vendet e Ballkanit që është e goditur më fortë nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi.
Në 24 orët e fundit në vend u regjistrua një shifër rekord të prekurish, 361 raste të reja infeksioni.
Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuarve pozitiv nga Covid është rritur në 11.127.
Gjithashtu gjatë ditës së fundit në vend u raportuan edhe për 19 persona që kanë humbur jetën për një total prej 316 vdekje që prej fillimit të emergjencës shëndetësore. Gjithashtu në vend janë shëruar në total edhe 5441 pacientë
Ministri për Çështjet e Veteranëve në Federatën e Bosnjes-Hercegovinës, Sallko Bukvareviq, ka vdekur të mërkurën pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, meqë ditë më parë kishte rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar Qendra Klinike e Universitetit të Sarajevës.
Nga dita e hënë ai ka qenë duke u trajtuar me respirator.
Bukvareviq, 53-vjeçar, ka qenë ministër në Bosnje-Hercegovinë nga viti 2015.
Pandemia në Rumani
Rumania ka regjistruar në 24 orët e fundit edhe një tjetër numër rekord infeksionesh të reja dhe viktima të regjistruara që nga fillimi i pandemisë Covid.
Autoritetet u deklaruan për 1182 persona të identifikuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit. Gjithashtu në vend janë regjistruar edhe 30 viktima.
Numri i përgjithshëm i të prekurve nga infeksioni, që nga fillimi i pandemisë është rritur në 48.235 raste, për një total viktimash prej 2269, kurse totali i të shëruarve është 26 446 ish pacientë.