Vazhdon të jetë tepër e rënduar situata nga zjarret që kanë përfshirë Kaliforninë, Oregonin dhe Uashingtonin prej disa ditësh.
Mbi 200 vatra janë ende aktive dhe deri tani autoritetet raportojnë 7 viktima, mes tyre një i mitur dhe gjyshja e tij.
Qindra zjarrfikës ndodhen në vendngjarja, por flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë.
Për fikjen e tyre janë angazhuar dhe helikopterë dhe avionë të posaçëm.
Deri tani raportohen mbi 3 milionë hektarë të djegura ndërkohë që tymi ka zaptuar pjesën më të madhe të Kalifornisë duke ndotur dhe ajrin.
Komento