Situatë dramatike në Rumani, regjistrohen 1346 raste të reja dhe 48 vdekje në 24 orë! 451 pozitivë në Maqedoni dhe Bosnje Hercegovinë

20 Gusht 2020, 14:20| Përditesimi: 20 Gusht 2020, 15:30

  • Share

Vendet e Ballkanit vazhdojnë të jenë të goditura fort nga infeksioni i koronavirusit.

Gjendja e rënduar e situatës shëndetësore kryesisht ka të bëjë me rritjen e numrit të resteve të reja të identifikuar me infeksionin e Covid.

Rumani, autoritetet kanë raportuar për 1346 raste të identifikuar me infeksionin e Covid dhe 48 vdekje në 24 orët e fundit.

Sipas tyre, totali i infeksioneve në vend, që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 74 963 kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 3154, për një total të shëruarish prej 34 196 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 118 të identifikuar të prekur nga koronavirusi dhe 3 viktima.

Sipas autoriteteve shëndetësore në vend totali i rasteve Covid është rritur në 13 194, për një total viktimash prej 554 vdekje kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 9752.

Bosnje Hercegovinë, gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 338 raste të reja infeksioni dhe 8 viktima nga koronavirusi.

Sipas autoriteteve, totali i infeksioneve në vend ka shkuar në më shumë se 17 mijë kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve është 515.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?