Ylber Ramadani

Sport

'Situatë e paimagjinueshme, Ramadani mund të largohet', gazetari italian analizon: Trajneri po e përjashton

1 Janar, 22:10| Përditesimi: 1 Janar, 22:11

  • Share

SERIE A - Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, po kalon një periudhë të vështirë te Lecce, pas një fillimi të mirë në klubin italian. Me ardhjen e trajnerit Giampaolo, Ramadani ka humbur hapësirat në formacion, një situatë që ka ngjallur diskutime mbi të ardhmen e tij.

Gazetari italian Fabrizio Romano ka komentuar së fundmi për këtë çështje, duke vënë në dukje ndryshimet e dukshme në trajtimin e lojtarit. Romano përmend faktin se pas ndeshjes kundër Romës, ku Ramadani u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë, mesfushori nuk është aktivizuar më.

“Është e qartë se diçka nuk shkon me të. Nëse një ofertë konkrete do të vijë në janar, Lecce do ta konsiderojë seriozisht, pasi duket se Giampaolo nuk e ka në planet e tij,” tha Romano.

Pavarësisht situatës, gazetari italian thekson vlerat e Ramadanit, duke e cilësuar atë si një blerje të mirë për çdo ekip që do të synojë ta marrë në merkaton e dimrit. Ramadani mbetet një titullar i rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare, dhe mungesa e tij në fushë te Lecce është një paradoks për një lojtar të këtij niveli.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?