Kronikë

Reshjet e shiut, uji i Drinos vërshon rrugëve të Gjirokastrës, probleme në qarkullim (VIDEO)

20 Nëntor 2018, 21:12| Përditesimi: 20 Nëntor 2018, 22:44

  • Share

Si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të shumta të shiut në qytetin e Gjirokastrës, ujërat e lumit Drino  kanë mbuluar urën që lidh Gjirokastrën me Kakavijen dhe rruget e qytetit, duke sjelle probleme ne trafik. 

Kujtojmë  Gjirokastra është një prej qarqeve më të rrezikuara nga moti i keq. Burime për shqiptarja .com informuan se për shkak të reshjeve të shumta situata e qarkullimit rrugor është thuajse e bllokuar pranë vendit të quajtur “Ura e Lumit”dhe ka probleme me qarkullimin e makinave dhe kembesoreve.

Mësohet se niveli i ujit ka ardhur duke u rritur, për shkak se rreshjet e shiut kanë vazhduar për disa orë ndaj këshillohet të shmanget qarkullimi në këtë aks.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?