'Situatë groteske në arsim', aktivisti Qiraxhi në Report Tv: Ripërsëriten premtimet, kërkesave të studentëve u dhanë 'linqe' 

23 Qershor 2022, 18:27| Përditesimi: 23 Qershor 2022, 19:10

  • Share

Për aktivistin e 'Qëndresës Qytetare' situata në vend sa i përket arsimit nuk është gjë tjetër veçse një përsërisje e premtimeve të qeverisë. Migen Qiraxhi i ftuar ditën e sotme në 'Studio Live' në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, e sheh situatën si groteske, duke filluar që nga mësimi me turne në shkolla fillore e gjimnaze e deri te kërkesave të studentëve të cilave u janë ofruar disa faqe interneti.

'Ne kemi një situatë groteskë, sepse ripërsëriten premtimet, nuk jemi shumë të vëmendshëm. Po ju marr mësimin me turne, është deklaratë e përsëritur në deklaratat e 2013, 2019 e 2020, sot që flasim ka 100 shkolla që zhvillojnë mësimin me dy turne. Është e tmerrshme, se nëse kësaj qeverisjeje i kanë mbetur 3 vjet do duhet të ushtrojnë presionin për atë që kanë premtuar. Kjo ka sjellë gjithë këtë ngërç për këtë situatë të vështirë. Qyteti studentit, kryeministri premtoi se në fund të mandatit të Kryebashkiakut, do ta rregullonte ndërkohë kanë mbetur vetëm 8 muaj nga fundi i mandatit të kryebashkiakut. Shumë larg kampusit që na u premtua.' tha aktivisti në Report Tv.

Teksa foli për premtimet që u janë dhënë studentëve të ilustruar në shembuj konkretë, aktivisti i barazoi me digjitalizim. Ky digjitalizim i ofruar nga qeveria, nuk u ka shërbyer studentëve, përkundrazi, sipas aktivistit, kemi të bëjmë me një 'skemë' ku çdo kërkesë finalizohet me një faqe interneti pa rezultat dhe pa asnjë përfitim akademik.

'Krijoi një realitet financiar për te të rinjtë, studentët kërkonin libra, kryeministri krijoi një faqe online por është e pamundur për studentët të gjejnë librat e kurrikulës së tyre. Sot është një situatë të pamundur, ajo ka kushtuar 700 mijë euro dhe nuk i hyn në punë studentëve. Kërkuan transparencë studentët sërish iu dha një program transparence.

Nëse klikojmë në të do të shikoni që nuk iu del. Studentët kërkuan Vetting, qeveria iu dha sërish një faqe interneti.

Çfarë ndodhi me luftën kundër korrupsionin? Kryeministri sërish hyn e ju jep një link ku ndërton një sondazh kombëtar i cili nuk u bë asnjëherë publik, mbahen pak të dhëna të tjerat mbahen sekret.'- tha Qiraxhi ndër të tjera në Report Tv.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?