Sport

Situatë kaotike në ndeshjen e Kupës, futbollisti i Laçit godet me stil karateje lojtarin e Vllaznisë (VIDEO)

14 Prill 2021, 18:25| Përditesimi: 14 Prill 2021, 19:33

  • Share

Në përfundim të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Laçit ka ndodhur një incident.

Mbrojtësin e kurbinasve, Obanor, e tradhtuan nervat si pasojë e përplasjeve gjatë ndeshjes dhe goditi me takë në trup futbollistin e Vllaznisë Herald Marku. Stili ‘kung-fu’ e la të shtrirë në fushë futbollistin e shkodranëve, ndërsa arbitri dha të kuq për mbrojtësin me ngjyrë të Laçit, që tani pritet të dënohet edhe nga disiplina.

Përsa i përket ndeshjes ajo u fitua 1-0 nga Vllaznia që shkoi në finale falë golit të Ardit Hoxhës.

 

 
 
 
 
Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?