TIRANË- Një situatë kaotike, e paprecedentë, është regjistruar pasditen e sotme në Aeroportin Ndërkombëtarë "Nënë Tereza". Qindra qytetarë qëndrojnë në pritje pa ditur se çdo të ndodhë më ta dhe pa marrë asnjë përgjigje nga kompanitë ku kanë prerë biletën. Denoncimi vjen në faqen e Facebook në Report TV nga një qytetar i cili ka bërë me dije se kjo situatë vijon që prej mesditës.
Referuar të dhënave të marra nga faqja zyrtare e Aeroportit, 5 fluturime nga tre kompani ajrore, ajo "WIZZ AIR", "Edelweiss Air" dhe "SkyUp Airlines" janë vonuar duke krijuar një rast anormal në Rinas, siç shihet edhe në pamjet që ai ka dërguar në redaksinë e Report Tv. "WIZZ AIR" është kompania ajrore që ka më shumë fluturime të vonuara, e para është ajo e orës 10:45 drejt Treviso të Italisë, e dyta fluturimi i orës 15:15 drejt Romës dhe e treta e orës 15:20 drejt Vjenës. Më pas janë edhe dy flutirime të vonuara nga "Edelweiss Air" drejt Zyrihut dhe avioni i "SkyUp Airlines" drejt Kiev në Ukrainë.
Fluturimet e anuluara, të dhëna të marra nga faqja zyrtare e Aeroportit
Qytetari që ka bërë denoncimin në Report Tv ka prerë biletën te "WIZZ AIR" dhe thotë se kompania nuk i ka dhënë asgjë përgjigje për shqetësimin e tij, mbi motivet si edhe as si duhet të veprojë, nëse do duhet të presë ende apo të kthehet në shtëpi. Prezenca e një numri të madh të qytetarëve të grumbulluar në një ambient të mbyllur përbën edhe një rrezik për përhapjen e COVID-19, aq më tepër në një kohë kur është rreziku i variantit Delta.
Ësht koh sh e keqe n londer
PërgjigjuWiz air është kompani kot. Kini kujdes. Mos udhëtoni me të
Përgjigju