Sport

Situatë kaotike të Barcelona/ Koeman shtang gazetarët, lexon letrën dhe braktis konferencën për shtyp

22 Shtator 2021, 17:06| Përditesimi: 22 Shtator 2021, 17:08

  • Share

Në prag të ndeshjes me Kadiz një situatë e paralajmëruar ka ndodhur te Barcelona, me trajnerin Koman që ka braktisur konferencën për shtyp. Holandezi me t’u ulur në karrige ka lexuar një letër të përgatitur më herët dhe më pas është ngritur për t’u larguar.

Kjo situatë ka zënë në befasi edhe përgjegjësit e zyrës për shtyp të Barcelonës që nuk e dinin atë që do të ndodhte. Koeman këtë ua kishte zbuluar vetëm kapitenëve të skuadrës, ndërkohë që në letër shkruhej:

“Klubi është në krahun tim si trajner në një situatë rindërtimi. Situata sportive ka lidhje me situatat financiare dhe anasjelltas dhe kjo nënkupton që duhet rindërtuar klubi dhe ekipi pa patur mundësinë që të bëhen investime të mëdha dhe kjo kërkon kohë.

Talentet e reja mund të jenë yje botërore pas dy vitesh. Gjëja e mirë është që të rinjtë të kenë mundësinë si Çavi e Iniesta, por kërkohet durim.

Do të jetë një sukses edhe renditja në një nga pozicionet e larta në La Liga.

Në Ligën e Kampioneve nuk mund të priten mrekulli. Europa është një shkollë e mirë. Humbja përballë Bajernit duhet fokusuar nga kjo perspektivë.

Procesi që po kalojmë në skuadër duhet të mbështetet në mënyrë të pakushtëzuar ne fjalë dhe fakte. Të mbështetet politika teknike dhe procesi që po realizojmë.

Unë e di që mediat e njohin këtë proces. Nuk është hera e parë në histori që ndodh një gjë e tillë. Shpresojmë te mbështetja juaj në këto kohë të vështira. Ne si skuadër jemi shumë të lumtur me mbështetjen e madhe të tifozëve ashtu siç e kishim kundër Granadës”.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?