Kosova & Rajoni

Situata në veri, ministri i Brendshëm i Kosovës për Report Tv: E qetë, marrëveshja po zbatohet me përpikëri! Prioritet zgjidhja afatgjatë

5 Tetor 2021, 13:49| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 14:33

  • Share

Në pikën kufitare të Jarinjës, ashtu sikurse edhe në pikat e tjera kufitare të Kosovës me Serbinë ka filluar të zbatohet aplikimi i marrëveshjes për mbulimin e simboleve shtetërore në targat e makinave.

Lidhur me situatën aktuale dhe zbatimi i marrëveshjes në terren ka folur për Report Tv, Ministri i Brendshme i Kosovës Xhelal Sveçla. Ai theksoi se marrëveshja po zbatohet me përpikmëri dhe se janë “luftuar” tashmë të gjitha problemet që u shfaqën.

“Realisht vendimi i qeverisë për reciprocitetin me Serbinë dhe marrëveshja e arritur në Bruksel tani po zbatohet më përpikmëri, në të gjithë pikat kufitare për sa i përket targave të përkohshme mes Kosovës dhe Serbisë. Është zbatuar pa probleme përveç pikës në Bërnjak dhe Jarinje ku kemi dëshmitarë kë ka pas bllokada të organizuara nga struktura paralele të Serbisë me kamionë të kompanive publike. Tashmë kjo situata është tejkaluar”, tha ai.

Svecla u shpreh se angazhimi i KFOR-it DHE EULEX-it është maksimal në kufijtë, ndërsa në 24 orët e fundit kanë kaluar 2242 kamionë e vetura të cilat u pajisën me njtësinë për të mbuluar flamurin dhe simbolet.

“Duke filluar nga përgatitja logjistike, masat e ndërmarra edhe në aspektin e sigurisë në pikat kufitare dhe mobilizim e resurseve të duhura. Është i angazhuare edhe KFOR-i edhe EULEX-i. Unë isha në dy pikat Bërnjak dhe Jarinje dhe çdo gjë është siç e kishim planifikuar. Në 24 orët e fundit 2242 vetura që janë pajisur me ngjitës të cilat mbulojnë flamurin.”, shtoi ai.

Duke folur lidhur me situatën e tensionuar të ditëve të fundit, ai tregoi se policia dhe forcat e njësisë speciale kanë qenë në krye detyrës prej fillimit, ndaj dhe siç theksoi ai nuk ka pasur asnjë incident serioz, përveç provokimeve që vinin nga pala serbe dhe ruse.

“Policia kufitare dhe ajo që kujdeset për vijën e gjelbër ka doganjerë dhe ka mjaftueshëm aq sa është vlerësuar. Policia dhe forcat e njësisë speciale kanë qenë në krye të detyrës. Ndaj edhe ne nuk kemi pasur incidente serioze, përveç provokimeve nga Serbia dhe shtetasve rusë, të cilët kanë ardhur dhe kanë dhënë deklarata të papranishme.”, tha ai.  

Ministri i brendshëm tha se pas 22 vitesh Serbia ka risjellë forcat ruse në kufi.

“Situata ka qenë e tensionuar, hera e parë pas 22 vitesh që Serbia sjellë rusët në kufi me Kosovën edhe helikopterët të prodhimit rus. Ne jemi të vendosur të implementojmë çdo vendim të qeverisë. Nuk biem pre e provokimeve", u shpreh ai. 

I pyetur nëse tërheqja e Serbisë ka të bëjë vetëm me Kosovën apo edhe me ndërkombëtarët, Sveçla tha se ajo ndodhi me kombinimin e të dyjave.  Ai shtoi se kjo marrëveshje mes 2 vendeve, është e përkohshme dhe do të zgjasë për 6 muaj. Sipas tij me rëndësi është të ulen grupet teknike dhe të gjejnë një zgjidhje afatgjate.

“Ndodhi edhe për shaka të vendosmërisë së Kosovës dhe ndihmës dhe ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve. Ne kemi marrëveshje të përkohshme, grupet teknike duhet të ulen të gjejnë një pikë të përbashkët.” shtoi Sveçla. 

Duke folur për Report Tv, ai tha se raporti mes Kosovës dhe Shqipërisë lidhur me luftën kundër krimit të organizuar janë shumë të mira.

“Kemi raport shumë të mira edhe në raport me krimin e organizuar, kemi shumë punë për të bërë pasi është një dukurI e cila nuk është statike.”, tha ai.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?