Kronikë

Situatë problematike në Majën e Rrunës në Kukës, flakët përfshijnë pjesën më të madhe të malit! Terreni malor vështirëson shuarjen zjarreve, nis ndërhyrja me helikopter nga ajri

6 Gusht 2021, 10:00| Përditesimi: 6 Gusht 2021, 16:02

  • Share

Paraqitet e vështirë situata me flakët më Majën e Rrunës në Kukës, ku zjarret vijojnë të përhapen, ndërsa terreni malor vështirëson lokalizimin dhe punën për shuarjen e tyre.

Flakët kanë përfshirë pjesën më të madhe të malit, ndërsa në terren janë nisur forcat e ushtrisë dhe ekipet e Bashkisë Kukës, për të mbajtur zjarrin nën kontroll në mënyrë që të mos rrezikojë zonat e banuara. Ndërkohë ka nisur edhe ndërhyrja me helikopter nga ajri.

Disa vatra të tjer azjarri në Kukës, që kërcënonin edhe zona të banuara, fatmirësihst jan ëizoluar. Zjarrfikësit kanë mundur të vënën nën kontroll edhe zjarrin e shfaqur në fshatin Shëmri të Njësisë Administrative Malzi. Po ashtu është shuar vatra e zjarrit të rënë në afërsi të fshatit Shtanë dhe janë të vendosur nën kontroll flakët në zonën pyjore afër fshatit Kodër Geshtenjë.

 

 

Ora 18:15
Shiu ndihmon në shuarjen e flakëve në Kukës, por zgjat vetëm disa minuta

Në një kohë që ka disa vatra zjarri aktive, moti është freskuar në Kukës dhe kanë rënë disa reshje shiu. Shi ka rënë për pak minuta dhe me intensitet të ulët, çka duket e vështirë të ketë shuar flakët.

Ora 15:58
Vatër zjarri pranë zonës së mbrojtur 'Lugina e Valbonës', flakët po përhapen në sipërfaqen pyjore

Vijojnë të përhapen vatra të reja zjarri në vend. Në territorin e Bashkisë Tropojë për momentin kemi një vatër zjarri në Zonën e Mbrojtur Lugina e Valbonës, në vendin e quajtur maja e Fazlisë, sipër fshatit Klysyrë, në sipërfaqe shkëmbore. Zjarri po përhapet dhe cungjet e djegura po zbresin në  sipërfaqen pyjore poshtë vatre.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?