Kanë kaluar dy javë nga prekja e vëndit tonë nga virusi korona, por javët e ardhshme do të jenë edhe më të vështira sipas mjekëve.
Ndërkohë artistët edhe sot kanë vijuar me mesazhet e tyre edhe ditën e sotme për të sensibilizuar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi në këto ditë të vështira.
Disa prej tyre sjellin copëza nga jeta e përditshme e tyre në kushtet e vetëizolimit.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vendosur të përcjellë mesazhin e tij për të ndjekur rregullat e vendosur nga autoritetet me anë të një videoje shumë interesante të futbollistit Cristiano Ronaldo, i cili shfaqet duke i mesuar fëmijëve se si të kujdesen për higjienën e tyre.
"E keni parë si stërvitet Cristiano Ronaldo? Higjiena dhe disiplina janë A-ja e sportit, akoma më shumë tani që kemi Covid-19 nëpër këmbë, rregull i pathyeshëm i mbijetesës" shkruan Veliaj.
Aktori i humorit Bes Kallaku ka publikuar një video ku shfaqet një grua duke shëtitur në mënyrë shumë të cuditshme qenin e saj...nga dritarja.
"Kam gjithë ditën që qesh me këtë video! Zot na fal" shprehet aktori i humorit.
Prej 12 ditësh tashmë e karantinuar larg familjes që prej kthimit nga një koncert në Amerikë, këngëtarja Aurela Gaçe është një nga shembujt më të mirë se në këto kohë të vështira që bota po përjeton prej koronavirusit, dashuria tregohet duke qëndruar larg!
Këngëtarja pati deklaruar se prej futjes në Shqipëri, do të qëndronte e vetëkarantinuar si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirus.
Ndërkohë larg vajzave, ajo ka shpalosur dashurinë duke qëndisur në një triko emrat e tyre.
"Ta kenë kujtim nga duart e mia në ditët e izolimit" shkruan këngetarja.
Këngëtari Stresi po i kalon ditët e izolimit në Greqi. Ai ka publikuar një video ku shfaqet duke i shijuar ditët e karantinimit nën shoqërinë e miqve... dhe zgarës.
Nga karantina, e cila duket se i krijon stres, aktori i humorit Julian Deda i është rikthyer lojërave të vjetra. Në një postim ai ka publikuar një video ku po luan me një 'antistres'.
"Tani duhen, sepse tani janë antistres" shprehet Deda.
Piktori Alfred Mirashi Milot tregon se virusi corona ka ndaluar jetën e të gjithë njerëzimit nëpër botë, prandaj ai bën apel që të lënë mënjanë bindjet politike dhe të respektojnë rregullat që japin specialistët
Mexosopranoja e njohur lirike, pjesë e Teatrit Historik të Romës, Irida Dragoti, rrëfen nga Italia situatën atje. Këngëtarja lirike apel për më shumë kujdes ndaj COVID-19 dhe këndon refrenin e Himnit të Flamurit
Iluzionisti i Cirkut Kombëtar Juljan Kazazi sugjeron që këto ditë në shtëpi, njerëzit t’i kalojnë me aktivitete fizike edhe kulturore. Ai për “ReportTV” realizon disa numra shpejtësie
Iniciatorja e Bibliotekës Lëvizëse në Lezhë Sula Bala sugjeron nga shtëpia disa lojëra zbavitëse dhe lexon “Kërcimtaren e Dukagjinit” të Ernest Koliqit
Aktroja Marjana Kondi rrëfen se si këto ditë po i kalon në shtëpi, por edhe në angazhimin e saj, në punë. Artistja bën apel që gjatë kësaj kohe të provoni receta në shtëpi dhe të shpresoni se nesërmja do të jetë një ditë më e bukur
Mjaft krijues kanë qenë këto ditë artistët shqiptarë! Në rrjetet sociale, ata kanë qenë një burim i mirë pozitiviteti për njerëzit të cilët të mbyllur në shtëpitë e tyre, kanë më shumë se kurrë nevojë për t'u ndjerë në humor.
Këngëtari kosovar Robert Berisha i ka 'dhuruar' disa vargje me nota humori karantinës.
Në një kohë kur vendi ndodhet i gjithi në karantinë dhe shumë prej qendrave estetike janë mbyllur, Ingrit Gjoni është detyruar t'i stilojë vetë flokët e të birit.
Ajo ka postuar në Instagram një video ku shfaqet duke i prerë flokët e vogëlushit me gërshërë.
A i ka pëlqyer vallë Paridi?
Situata e krijuar nga koronavirus ka 'lënë' në shtëpi një pjesë të mirë të njerëzve.
Thirrjeve për të parë anën pozitive të karantinimit, i janë bashkuar shumë përsonazhë të njohur të vendit, të cilët sugjerojnë edhe menyra sesi të kaloni kohën.
Alketa Vejsiu krahas recetave për gatime të ndryshme ka sjellë me anë të një postimi në Instagram edhe disa tituj librash që mund të lexoni gjatë këtyre ditëve.
Kozeta Kurti e ka quajtur paradoksale situatën e krijuar nga koronavirus në Shqipëri, ku po ofrohet dashurinë në distancë.
Megjithatë, ajo thotë nepërmjet një video mesazhi se është më e rëndësishme se kurrë të ndjekim rregullat të vendosura nga auroritetet
Pozitivitet dhe kreativitet!
Levina Saliasi ështe gjimnaziste në gjimnazin "Sami Frashëri" në Tiranë.
Krahas mësimeve që po zhvillon oline nga shtëpia, Levina jep disa ide shumë interesante sesi ta kaloni ditën në karantinë.
Kanita, këngëtarja simpatike ka thënë në një video mesazh për emisionin "Rreze Dielli" se është e domosdoshme të shfrytëzoni pozitivisht këtë periudhë në karantinë.
Mesazhit të saj i bashkangjit dy rregullat kryesore: Qëndroni në shtëpi dhe lani duart!
Mbushja e Barkut me Buke ..
PërgjigjuRrota ku..ash dhe ca budallenj me pseudonimin artista.Aman na lini te qete o idioter.Kuptohet Alketa jo sepse eshte ku..e e ndershme.Si mundet Kadri Roshi apo Margarita Xhepa,Tinka Kurti dhe shume legjenda te jene ne nje nivel me ju "artista" kanalesh. Se harrova juve jeni dhe "VIPA" ato se paten nderin te thirreshin vipa si ju.C'fare turpi!!!!!.
PërgjigjuDERGOJANI MJEKEVE INFERMIERVE FORCAVE TE RENDIT KETO USHQIME
Përgjigju