Makina me kanabis qe u sekuestrua

Kronikë

S'iu bind policisë, trafikantët u zhdukën dhe braktisën makinën me kanabis në kufirin greko-shqiptar

14 Janar 2020, 22:38| Përditesimi: 14 Janar 2020, 22:50

  • Share

Sekuestrohen mbi 43 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është finalizuar në Kostur. Një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër, nuk iu bind thirrjes së policisë, por shtoi shpejtësinë dhe u gjet më pas i braktisur.

Brenda mjetit u gjeten dhe sekuestruan 5 çanta me 43 kg 210 gr marijuanë. U identifikua dhe u arrestua pronari i mjetit, grek 45-vjeç, ndërkohë që hetimet zbuluan se mjeti në momentin e ngjarjes drejtohej nga një shqiptar 26-vjeç që u shpall në kërkim ndërkohë që mbetet ende i paidentifikuar pasagjeri.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?