Greqi- Rënie e vogël dhe graduale e numrit të tërmeteve në kreolet ishullore të Santorinit dhe rrethinave.
Këto informacione i tregon njoftimi i Komitetit Ndërdisiplinor për Menaxhimin e Rrezikut dhe Krizave të Universitetit Kombëtar të Athinës, i publikuar sot, (9 shkurt), në një kohë kur vlerësimet e ekspertëve për evoluimin e fenomenit ndryshojnë.
Sipas të dhënave të Laboratorit të Sizmologjisë të Universitetit të Athinës, më 8 shkurt janë regjistruar 95 tërmete, nga të cilët 13 me magnitudë 4.0 dhe 3 me magnitudë 4.5, ndërsa tërmeti më i madh ka qenë 4.8 ballë i shkallës Rihter.
Që nga fillimi i valës sizmike në zonën Santorini-Amorgos, nga data 26 janar dhe deri më 7 shkurt 2025, Laboratori ka zbuluar dhe lokalizuar gjithsej mbi 11700 tërmete, duke përdorur edhe metoda matëse me pajisje të inteligjencës artificiale. Shumica e tyre, mbi 9600 tërmete, me magnitudë 1.0 ballë, informon CNN grek.
Më 6 shkurt u regjistruan mbi 1400 tërmete, nga të cilët 400 me magnitudë 2.5, 18 tërmete me magnitudë 4.0 dhe 5 tërmete me magnitudë 4.5 ballë, me tërmetin më të madh me magnitudë 4.7 ballë.
Më 7 shkurt janë regjistruar mbi 1300 tërmete, me 270 me magnitudë 2.5, 8 tërmete me magnitudë 4.0 dhe 2 tërmete me magnitudë 4.5, me tërmetin më të madh me magnitudë 4.8 ballë.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)