TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha është thirrur ditën e sotme me kërkesë të deputetëve të Partisë Demokratike të raportoj mbi ngjarje kriminale të rregjistruara në verën e këtij viti. Hoxha e ka nisur fjalën e tij duke theksuar se nuk është i kënaqur me punën e Policisë së Shtetit, por nga ana tjetër ai tha se policia i ka përmirësuar standardet profesionale.
Në fakt dua të bëj një parantezë duke thënë se jam këtu për të dhënë shpjegime në katër çështje. Kam ardhur tju informojë mbi veprimtarinë e Ministrit të Brendshëm. Nuk jam i kënaqur me Policinë e Shtetit. Unë ju siguroj se kam gjetur një polici profesionale. Në përgjigje të kërkesës tuaj doja të isha korrekt me ju, por një takim që lidhet me procesin e Berlinit, më detyroi ta shtyjë ardhjen sipas kërkesës tuaj. Nuk e kuptova sensin e kësaj urgjence se për çfarë është kërkuar kjo seancë. Atëherë bazuar në kërkesën e anëtarëve ju informoj si mëposhtë. Ju kemi dërguar një raprot me statistika dhe nuk e shoh të arsyeshme që ta lexojë të plotë. Do të ndalem vetëm në disa pika. Ne edhe këtë vit kemi pasur një numër të madh turistësh, ku është tejkaluar shifra 10 milionë turistë. Ne kemi patur zero probleme në raport me turistët e huaj. -tha Hoxha.
Hoxha foli dhe për ngjarjet kriminale të tipit ‘vrasje’ të ndodhura në verë, që ishte dhe pjesë e kërkesës së thirrjes së seancës. Ministri i Brendshëm ka komentuar dhe ngjarjet kriminale të ndodhura gjatë verës, mes tyre dhe atentati në Memaliaj ku mbetën të vrarë 3 persona si dhe vrasjen e Egli Progës në Pogradec.
Në 2024 janë rregjistruar 28 vrajse nga 35 që kishte në 2023. Unë insistoj tju informoj për secilën ngjarje. Ngjarja e Fierit për motive të dobëta autori i arrestuar. Tropojë për motive të dobëta, autori i arrestuar. Ngjarja e Memaliajt, përçon te ne një alarm këmbane një vrasje që ndodhi në qytet. E gjithë policia është angazhuar në zbardhjen e plotë të saj. Autori ende i pa arrestuar. Tiranë 8 gusht 2024, në azilin e të moshuarve dyshohet se e ka goditur në kushte konfliktkti janë arrestuar dhe Pogradec, 3 shtetas të arrestur për pengimin e së të vërtetës. Veprimtaria e Policisë në këtë vëndngjarje është brenda standardeve. Edhe ju tentuat ta manipuloni këtë situatë. Velipojë në një debat të momentit krijohet një konflikt, të arrestuar 2 shtetas në kërkim 2 të tjerë. Vijmë te ngjarja tjetër në Memaliaj për motive të dobta, janë arrestuar 4 persona dhe ngjarja është e zbardhur plotësisht., tha Hoxha.
Me debate është shoqëruar mbledhja e sotme e Komisionit të Sigurisë, ku ministri i Brendshëm Ervin Hoxha u përgjigjet pyetjeve të deputetëve lidhur me rendin dhe sigurinë në vend.
Në një moment anëtari socialist Paulin Sterkaj iu drejtua kolegëve demokratë duke i thënë që të mos i bëjnë presion ministrit por ta lenë të flasë.
“E di që deri në 2034 nuk do vini në pushtet dhe e keni lodhje të gjatë dhe mundim të gjatë por, ministri sa ka ardh në detyrë, e kemi thirr për ta pyetur, ne e kemi thirrur për t’i bërë presione dhe shantazhe, e falënderojmë që ka ardh po t’i lemë një shans dhe mos i bëjmë presione kaq të mëdha që mos na shohë si gogolë. Po ta hekë atë maskën, edhe ky di të bëjë presion”, tha ai.
Në seancën e sotme të Komisionit të Sigurisë, deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferri i ka kujtuar Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha deklaratën e bërë disa kohë më parë të Kreut të SPAK Altin Dumani gjatë një seance në KLP.
Hoxha ka vendosur të mos e komentojë deklaratën e kreut të SPAK duke i bërë thirrje deputetëve mos të politizojnë këto çështje.
Xhaferri: Si e vlerësoni ju si Ministër i Brendshëm deklaratën e Kreut të SPAK-ut Dumani, deklaratë zyrtare, e bërë në KLP. I cili ka deklaruar se kemi kufizuar bashkëpunimin me policinë dhe po zgjerojmë BKH sepse e kemi të provuar që drejtues të policisë bashkëpunojnë me krimin.
Hoxha: Unë nuk komentoj deklaratat e Kreut të SPAK-ut. Çdo gjë që politizohet nuk është në dobi të këtij procesi. Cfarë do gjëje që ne të bëjmë korrekt, më vjen shumë keq që politika e komenton, e prodhon dhe e rishet si një lajm që e ka prodhuar vetë.
Në datë 4 Prill të këtij viti Kreu i SPAK Altin Dumani gjatë raportimit për veprimtarinë vjetore të SPAK para KLP-së dhe në 22 Maj në Komisioni e Ligjeve ka deklaruar se:
Në shumë nga hetimet tona një rol të rëndësishëm ka luajtur policia dhe oficerët. Në shumë nga hetimet janë evidentuar lidhje të krimit me funksionar të korruptuar të policisë. Fenomeni i korruptimit në radhët e policisë është problem për funksionimin e shtetit ligjor, pasi pengon hetimet e krimit dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë.
Nga viti 2020 deri në fund të 2023, janë proceduar rreth 70 efektivë vetëm nga SPAK, siç është bërë publike, këtë kam patur parasysh kur kam bërë këtë deklaratë, na ka rezultuar drejtues të lartë të policisë të lidhur me krimin e organizuar. Është ulëritëse kur bëhen pjesë dhe bashkëpunojnë me krimin në krimet që krimi i organizuar kryen. Shembujt janë publik, Bistri, disa shefa komisariatesh, shefa krimesh, nuk mund të rri pa e adresuar këtë shqetësim. Por që kemi një bashkëpunim shumë të mirë me policinë, ne me policinë e Shtetit bashkëpunojmë çdo ditë, kemi hetime të përbashkëta”
Nasip Naço ka shkëmbyer batuta në komisionin e sigurisë me opozitën e cila I kujtoi se në 2021 u largua nga LSI për tiu bashkuar Partisë Socialiste e kandiduar në zgjedhjet parlamentare të këtij viti si kandidat i PS-së.
‘Sigurisht që erdha në drejtimim ne duhur dhe në rrugën e duhur. Duke menduar që do të rrini gjatë në opozitë unë do të bëhem me fituesin. Sa për pjesën tjetër i morët dy mandate në Berat se ua lashë vetë. Një të PS-së dhe një juve se nuk kishit për ti marrë. Një kishit. Meqë do të bësh politikë. Imagjino LSI e la PD forcë të tretë në Berat. E imagjinon ku je katandisur. Të ecim përpara në drejtimin e duhur . Ju vijoni të rrini në opozitë .
Naço iu përgjigj batutës së bërë nga deputeti i Partisë Demokratike në Berat, rivali i tij i qarkut, Kasëm Mahmutaj i cili i tha, se "unë do të favorizoj kur të vish prapë nga ne."
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë u pyet nga deputeti Salianji në lidhje me përdorimin e aplikacionit Sky Ecc nga punonjësit e policisë.
Në përgjigje ministri tha se kush e ka përdorur do përballet me ligjin.
“Në lidhje me sistemin Sky ECC dhe dua tju theksoj se punonjësit e policisë së shtetit kanë deklaruar me vullnetin e tyre nëse i kanë përdorur këto aplikacione ose jo. Ata që i kanë përdorur do të përballen me masat dhe ligjin që është në fuqi. Sa i takon kompensimit financiar të punonjësve të policisë në raport me orët e shërbimit gjatë sezonit veror dhe kuotën e veshë mbathjeve, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka hartuar një dispozitë.”, tha Hoxha.
Gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë, ditën e sotme Hoxha bëri edhe një bilanc për vetingun në Policinë e Shtetit, nga ku bëri me dije numrin e atyre që kanë kaluar vetingun dhe atyre që janë përjashtuar.
“Në policinë e shteti janë vetuar 35 punonjës policie, e kanë kaluar këtë veting, 33, është përjashtuar 1 dhe është larguar me dëshirë 1 person. Duhet që të vetohen të gjithë, janë rreth 300 funksione që i nënshtrohen kësaj dinamike dhe ky proces po vazhdon në vijim do t’ju informojmë dhe për rezultatet e vetingut dhe për ata persona që do të vetohen”, tha ai.
Ndërkohë katër nga 15 kandidatët për drejtorin e policisë së Shtetit janë skualifikuar. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
“Në dijeninë time janë skualifikuar 4 kandidatë nga 15. Procedura do të vazhdojë në ditët në vijim. I është dërguar agjencive të zbatimit të ligjit shkresë për konfirmimin e pastërtisë së figurës. Priten përgjigjet dhe në bazë të përgjigjeve komisioni do vlerësojë kandidatin dhe më vonë do vijojë intervistimin. Brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë garë”, tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha", tha ai.
zoti minister i thuaj Sokol Bixhges ti arestoj bandat se i nje shume shume mire apo te beje ca leke
PërgjigjuPo ik o ervin se nen ure hyje ne lezhe per lekt e xhiros kur ishe polic qkullimi
Përgjigjune ke prova shko ne prokurori jo me mesazhe diversantesh