Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti

Kosova & Rajoni

'S’jam politikan i salloneve dhe biskotave', Ali Ahmeti: Nuk lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe

13 Dhjetor, 10:34| Përditesimi: 13 Dhjetor, 10:37

  • Share

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ditën e djeshme (12 dhjetor) ka zhvilluar një tubimin me qytetarët në Gostivar. Gjatë fjalës së tij Ahmeti theksoi se nuk do të lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe, pasi që siç shtoi është larë me gjak.

Ahmeti tha se nuk është e mbyllur çështja e shqyrtimit të ligjit të gjuhëve në Maqedoni të Veriut dhe se e konsideron si një përpjekje të zhvlerësimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe faktorit politik shqiptar nga pushteti i tanishëm, që edhe i paralajmëroi të mos bëhet.

Ai gjithashtu shtoi se nuk është politikan sallonesh e biskotash. Sipas tij duhet të rinegociohet Marrëveshja e Ohrit e cila është e garantuar nga SHBA, BE, NATO dhe e larë me gjak nga UÇK-ja.

“Këto nuk i kanë shkollat e mia për nacionaliste, dhe të organizimeve të forta. Këta janë krejtë që vijnë salloneve. Unë nuk jam politikan i salloneve, as i biskotave. Por këto politika nuk na qojnë përpara. Merreni me mend deri ku kanë shkuar gjërat, vendimi dje i Gjykatës Kushtetuese është që ky ligj do të shtyhet për 3 muaj, në mars, eventualisht në maj ku do të thirren ekspert dhe kryetar të partive politike. Çka dmth kjo? Të rinegociohet Marrëveshja e Ohrit e cila është e garantuar nga SHBA, BE, NATO dhe e larë me gjak nga UÇK-ja”, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?