Futbollisti Paolo Dybala

‘S’jam tradhëtuar nga Interi’, Dybala prezantohet te Roma: Objektiv titulli? Shpejt për të folur

26 Korrik 2022, 16:00| Përditesimi: 26 Korrik 2022, 16:04

  • Share

Sot është dita e Paolo Dybala-s te Roma. Argjentinasi i marrë nga Juventusi me parametra zero ka qenë sot para gazetarëve duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre, ndërsa në mbremje do jetë në një event të organizuar për tifozët e Romës ku pritet të marrin pjesë rreth 50 mijë prej tyre.

Fillimisht 28-vjeçari iu përgjigj pyetjes përse zgjodhi Romën dhe a e bëjnë blerjet e fundit se klubi do luftojë për kampionat.

“Unë mendoj se është herët për të folur për Scudetton. Ka një dëshirë të madhe nga ana e të gjithëve. Roma ka fituar tanimë disa trofe të rëndësishëm. Të gjithëve u pëlqen të fitojnë, ne  duhet ta bëjmë atë ndeshje pas ndeshje dhe të shohim deri ku do të mbërrijmë”, u shpreh fillimisht Dybala.

Lojtari nuk mundi të shmangej një pyetje në lidhje me Interin dhe faktin që “zikaltërit” e cilësuan si të panevojshëm, a u ndje ai i tradhëtuar?

“Jo, aspak. Që kur mbaroi kontrata ime me Juventusin, agjentët e mi kanë biseduar me shumë skuadra. Unë jam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Marottën për një kohë të gjatë, shumë ekipe janë afruar, pastaj Pinto mbërriti në Torino dhe gjërat kanë ndryshuar,”-tha ai.

Dybala saktësoi edhe njëherë se nuk ishte ai që dëshironte të largohej nga Juventusi, por trajneri Allegri dhe drejtori sportiv ia kishin bërë të qartë se nuk ishte pjesë e projektit për të ardhmen.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?