23 futbollistë ka grumbulluar trajneri Alban Bushi për dy ndeshjet miqësore të kombëtares U-21 kundër Greqisë më 21 mars dhe Luksemburgut me 25 mars. Bie në sy se me kuqezinjtë është afruar Burak Halili, i cili më herët ka qenë me ekipet e moshave të Zvicrës, ndërsa Malind Kaçurri ka zgjedhur të qëndrojë te Arsenal pavarësisht ftesës, pasi pretendon të marrë minuta.
“Kemi patur dy lojtarë, të cilët nuk mund të them se janë tradhëtar, por më premtuan se do të vinin te Shqipëria deri në ditën e fundit dhe më pas i pashë te lista e Kosovës. Nuk ka asgjë të keqe të luash te Kosova, është më se normale, por thjeshtë duhet të ishin treguar më korrekt në komunikimin që ne kishim,”-u shpreh Alban Bushi, trajner i Kombëtares U-21.
Për shkak se është vend organizator, sëbashku me Serbinë, Shqipëria nuk do të marrë pjesë në kualifikuese e 2027, por do jetë direkt në Evropian.
“Nuk do ti shohim ndeshjet si miqësore, por si kualifikuese, si finale. Si jetë a vdekje sepse Evropiani është në 2027 dhe do përballemi me ekipe shumë të forta. Të luash me ekipe si Gjermania, Anglia apo Franca duhet të japësh maksimumin me këto ekipe që janë në nivelin tonë apo pak mbi mesataren,”-tha Alban Bushi, trajner i Kombëtares U-21.
Miqësoret kundër Greqisë më 21 mars dhe kundër Luksemburgut më 25 mars kombëtarja U-21 do ti luajë të dyja në transfertë.
Komente
