Kancelari gjerman Olaf Scholz

Sjelljet e çuditshme të Biden, kancelari Scholz: Presidenti amerikan e di shumë mirë se çfarë po bën

16 Qershor, 21:46| Përditesimi: 16 Qershor, 21:49

  • Share

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shprehur mbështetjen e tij për presidentin amerikan Joe Biden, pavarësisht shqetësimeve që janë shprehu anembanë botës lidhur me mprehtësinë mendore të Biden.

Në një intervistë të dhënë për Axel Springer, në kuadër të samitit G7 në Itali, Scholz siguroi se Biden e shumë mirë se çfarë po bën dhe se ai mund të tregojë një udhëheqje të rëndësishme.

‘Unë mendoj se Biden është një nga politikanët më me përvojë në botë, veçanërisht kur bëhet fjalë për politikën ndërkombëtare’, tha Scholtz.

‘Në një situatë të vështirë si kjo, ku një luftë po zhvillohet në Evropë, pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, ku shumë e shumë konflikte të tjera po shpërthejnë në mbarë botën, ky është një avantazh, një gjë e mirë dhe për këtë arsye unë mund të them se ky njeri e di saktësisht se çfarë po bën’, shton kancelari gjerman.

Komentet e tij vijnë teksa SHBA përgatitet për zgjedhjet e saj pas disa muajsh dhe rezultati është mjaft i pasigurt. 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?